TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Turma djeg kisha në Pakistan pas pretendimeve për blasfemi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Turma djeg kisha në Pakistan pas pretendimeve për blasfemi

Mijëra myslimanë kanë djegur të paktën katër kisha dhe i kanë vandalizuar shtëpitë e të krishterëve në qytetin pakistanez Jaranvala, pas pretendimeve se dy burra e kanë përdhosur Kuranin – libër i shenjtë në Islam.

Policia i ka ndaluar më shumë se 100 persona dhe ka nisur hetime për dhunën që ka ndodhur në lindje të Punxhabit.

Autoritetet kanë thënë se situata në Jaranvala është e tensionuar.

Agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se policia e ka hapur një rast edhe kundër dy banorëve të krishterë nën ligjin për blasfemi, i cili parasheh dënime me vdekje.

Deri më tani askush nuk është ekzekutuar sipas ligjit, mirëpo dhjetëra persona janë vrarë në të kaluarën nga turmat, nëse janë akuzuar për blasfemi.

Dy vjet më parë, një burrë nga Shri Lanka është vrarë nga një turmë e zemëruar, pas akuzave për blasfemi, dhe trupi i tij është djegur.

Më 2009, turmat i kanë djegur rreth 60 shtëpi dhe i kanë vrarë gjashtë njerëz në rajonin e Punxhabit, pasi ata janë akuzuar për ofendim të Islamit.

Ligji ndëshkues për blasfeminë daton prej shekullit të 19-të kur Pakistani ka qenë koloni e Britanisë.

Mirëpo më 1980, autoritetet kanë prezantuar ndëshkime më strikte për shkelje të ligjit, përfshirë dënimin me vdekje për secilin që e ofendon Islamin.

Rreth 96 për qind e popullsisë së Pakistanit janë myslimanë.

Shtetet tjera, përfshirë Iranin, Brunein dhe Mauritaninë, kanë, po ashtu, ndëshkime të ashpra për ofendim të fesë. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sot hidhet shorti për FIBA Women’s European Championship për shtetet e vogla dhe grupmoshat e reja

Sot hidhet shorti për FIBA Women’s European Championship për shtetet e vogla dhe grupmoshat e reja

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Bitcoin kapërcen vlerën rekord të 120 mijë dollarëve

Vazhdon rënia e Bitcoin-it

MPB funksionalizon linjën pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

MPB funksionalizon linjën pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

​Ronaldo feston 41-vjetorin e lindjes

​Ronaldo feston 41-vjetorin e lindjes

​Nëntë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

​Nëntë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën