TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tudor i kënaqur me Zhegrovën

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Screenshot

Pasi fitoi pak minuta ndaj Borussia Dortmundit dhe Veronas, Edon Zhegrovës iu rezervua kohë më e madhe në ndeshjen që të shtunën Juventusi e luajti ndaj Atalantas.

Si në dy ndeshjet e kaluara në të cilat luajti Zhegrova, Juve barazoi. 1:1 ishte rezultati i takimit të xhiros së pestë të Serie A.

Sulmuesi i Kosovës luajti prej minutës së 64-të, ndërsa pas aktivizimit të tij Juve e shënoi golin e barazimit.

Zhegrova ishte shumë aktiv, duke i shkaktuar telashe të shumta mbrojtjes së Atalantas. Por Juve sërish mbeti pa fitore. Te gjiganti italian megjithatë janë të kënaqur me kontributin e kosovarit.

“Ai është djalosh që sapo ka arritur. Ka pasur pak kohë për të hyrë në mekanizmin e ekipit. Ai  do të jetë në gjendje të demonstrojë këto kualitete sërish në të ardhmen”, ka thënë trajneri i Juventusit, Igor Tudor.

Pra kroati ka folur për “kualitete” të Zhegrovës.

Mediumi i afërt me Juventusin, Tutto Sport, e ka vlerësuar Zhegrovën me notën 6.5.

“Ai hyri në lojë dhe mahniti tifozët në ‘Allianz’ me dy lëvizje në stilin e futsallit. Ka aq shumë kualitet, por së pari duhet të kthejë formën e lartë”, ka shkruar Tutto Sport.

Zhegrova përmes një postimi, që është cituar në mediat e shumta italiane, ka shkruar se “duhet të vazhdojnë edhe më fort”.

Mediumi “Tuttomercatoweb” ka shkruar se Zhegrova ka shfaqur iniciativë, punë të shkëlqyer me këmbë dhe dëshirë për të pasur ndikim.

“Ai ka pasur shumë kontakte me topin, me gjithë kohën e limituar të lojës. Ka demonustruar besimin që bashkëlojtarët tashmë kanë në potencialin e tij. Pasi gjendja e tij fizike të përmirësohet, ai do të jetë më i pavarur dhe me gjasë do të shtojë edhe gola e asistime”, ka shkruar ky medium.

Një postim për Zhegrovën e ka bërë edhe Juventusi në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

“Edoni është gati që nga lindja”.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit është ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, më 1 tetor. Pritet të jetë tjetër mundësi e kosovarit për të shfaqur potencialin. Menjëherë më 5 tetor, Juve e luan derbin me Milanin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dramë në hapje të Final 8, Bora fiton 2 pikë ndaj Istogut

Bora i revanshohet Rahovecit

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Drenica e shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Drenica e shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Kim Mehmeti: Po shtohemi si popull, por po pakësohemi si shqiptarë – pse po ndodh kjo?

Kim Mehmeti: Po shtohemi si popull, por po pakësohemi si shqiptarë – pse po ndodh kjo?

Dramë në hapje të Final 8, Bora fiton 2 pikë ndaj Istogut

Bora i revanshohet Rahovecit

Kim Mehmeti sqaron deklaratën: Nuk e kisha fjalën për të gjithë kosovarët, por për ata që dalin në media

Kim Mehmeti sqaron deklaratën: Nuk e kisha fjalën për të gjithë kosovarët, por për ata që dalin në media

“Këndi i Kimit”- 03.12.2025

“Këndi i Kimit”- 03.12.2025

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

“Zhblokimi” i KPK-së – Si mund të ndodhë?

“Zhblokimi” i KPK-së – Si mund të ndodhë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën