TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

by Tëvë1
32 minuta ago
0
A A
​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimin e kornizës ligjore dhe politike për mbrojtjen e mjedisit dhe qeverisjen e biodiversitetit, por sfida kryesore vazhdon të mbetet zbatimi efektiv i këtyre politikave.

Kështu u tha në tryezën “Fuqizimi i Zbatimit të Agjendës së Gjelbër në Kosovë – Nga Dialogu në Veprim: Avancimi i Qeverisjes së Biodiversitetit në Kosovë”, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në zbatimin e shtyllës së biodiversitetit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Themeluesja e Sustainability Leadership Kosovo, Indira Kartallozi, tha se problemi kryesor nuk qëndron te mungesa e politikave mjedisore, por te zbatimi i tyre.

“Sfida kryesore e Kosovës nuk është mungesa e politikave mjedisore, por zbatimi i tyre, dhe këtë e dimë të gjithë. Ky është përfundimi kryesor, politikat ekzistojnë, angazhimet ekzistojnë, potenciali është shumë i madh dhe real. Kam takuar shumë organizata, si dhe individë nga ministria, dhe është e qartë se vullneti, potenciali dhe ekspertiza ekzistojnë. Por ndikimi që po arrijmë mbetet i kufizuar. Ajo që na tregon evidenca gjatë gjithë këtij procesi është se koordinimi është faktori kyç. Nuk jemi shumë të mirë në koordinim, jo vetëm ne si organizata joqeveritare, por edhe në koordinimin mes OJQ-ve, institucioneve publike dhe institucioneve të tjera. Dhe këtu dua të përfshij edhe sektorin privat, sepse edhe ai është një palë shumë e rëndësishme, jo vetëm institucionet publike. Agjencitë, institucionet, ministritë dhe komunat shpesh nuk koordinohen dhe nuk komunikojnë mjaftueshëm mes vete”, ka theksuar Kartallozi.

Sipas saj, koordinimi ndërmjet institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat mbetet një nga faktorët kyç për përmirësimin e situatës.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për mungesën e investimeve dhe financimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe restaurimin e natyrës dhe biodiversitetit.

“Dhe këtu kemi investime të pamjaftueshme dhe veprime të pamjaftueshme në terren. Kjo nuk vlen vetëm për qeverinë, por edhe për organizatat e tjera, sektorin privat dhe organizatat joqeveritare. Shumica e projekteve që udhëhiqen nga organizatat e shoqërisë civile vetëm prekin simptomat e problemit. Ato nuk shkojnë në thelb të problemit për të kuptuar se çfarë nevojitet për ta rikthyer dhe rehabilituar natyrën dhe biodiversitetin. Ndërkohë, për shembull, financimi dhe investimet mungojnë. Nuk ka financim të mjaftueshëm. Shumica e politikave që kam lexuar dhe analizuar janë të mira, por atyre u mungon angazhimi për të përcaktuar një buxhet konkret, i cili është i nevojshëm për restaurimin e natyrës dhe biodiversitetit tonë. Dhe së fundmi, kemi mekanizma të papërshtatshëm dhe të paqëndrueshëm të financimit. Pra, si shtet, ne ende mbështetemi shumë në grante”, shtoi ajo.

Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive në Kosovo Women4Women (K-W4-W), Iliriana Jaka-Gashi, tha se projekti synon të zvogëlojë hendekun ndërmjet politikave të mira dhe zbatimit të tyre në praktikë.

“Qëllimi i këtij projekti është implementimi i shtyllës biodiversistetit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë projekt secila organizatë ka pas një rol të veçantë gjatë implementimit, secila organizatë sa i përket veprimtarisë dhe mësonit që ka është përfshirë në këtë projekt…Gjetje e përgjithshme është që hendeku në mes të politikave të cilat janë mira dhe zbatimit të tyre është i madh. Qëllimi është të zvogëlojmë këtë hendek. Për fat të keq në Kosovë nuk është e vetmja fushë ku e kemi këtë hendek. Pothuajse në të gjitha ligjet i kemi hendeqet dhe qalaimet në zbatim. Dhe mendojmë se përmes dialogut mund të arrijmë qëllimin”, ka thënë Jaka-Gashi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

​“Do të të privoj nga jeta”, aktakuzë për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti kërkon “Konventë të Pajtimit” në LDK: Vetëm një parti e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve

Arabia Saudite pretendon se 73 persona janë plagosur nga sulmet e Huthëve ndaj objekteve civile

Arabia Saudite pretendon se 73 persona janë plagosur nga sulmet e Huthëve ndaj objekteve civile

Britania pritet të vendosë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Britania pritet të vendosë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

Gërvalla: Strategjia e re për mbrojtje nga dhuna duhet të sjellë hapa të guximshëm

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

​Tryezë për biodiversitetin: Sfida kryesore e Kosovës mbetet zbatimi i politikave

Moska paralajmëron përgjigje “të ashpër” ndaj Hungarisë pas dëbimit të diplomatëve rusë

Moska paralajmëron përgjigje “të ashpër” ndaj Hungarisë pas dëbimit të diplomatëve rusë

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

Frostea – Freskia që vazhdon edhe në Shtator

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën