TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

by Tëvë1
1 muaj ago
4
A A
Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Trupi Gjykues ka konstatuar se Hashim Thaçi dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe se ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e tij.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Drejtorisë Politike të UÇK-së, kishte rol të rëndësishëm në vendimmarrjen politike dhe në strukturat e organizatës.

Sipas Trupit Gjykues, Drejtoria Politike kishte kompetencë pothuajse ekskluzive mbi vendimet politike të UÇK-së, ndërsa Thaçi e shprehu publikisht vizionin politik të saj. Gjykata tha se në këtë përfshihej edhe shënjestrimi i personave të konsideruar kolaboracionistë, krijimi i strukturave dhe rregulloreve për këtë qëllim, si dhe përdorimi i luftës speciale dhe komunikatave publike kundër kundërshtarëve.

Trupi Gjykues ka thënë se Thaçi, së bashku me të akuzuarit e tjerë, emëroi persona besnikë në pozita kyçe komanduese, me qëllim të ruajtjes së kontrollit mbi UÇK-në dhe sigurimit të zbatimit të urdhrave në nivelet më të ulëta të hierarkisë.

“Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme. Përmes deklaratave dhe komunikatave, si dhe përdorimit të luftës speciale, Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve”, ka thënë trupi gjykues.

Sipas gjykatës, Thaçi mori pjesë personalisht në disa prej krimeve, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Bajicë, si dhe arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Hallaqit.

“Ai kishte dijeni edhe për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë”, ka deklaruar Trupi Gjykues.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh ndaj personave të konsideruar kundërshtarë dhe se, sipas konstatimeve të saj, nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën