TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trumpi urdhëron dislokimin e marinsave dhe trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Trumpi urdhëron dislokimin e marinsave dhe trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos, duke u zotuar se ata që protestojnë kundër arrestimit të imigrantëve do të “goditen më fort” se kurrë më parë.

Dërgimi i mijëra trupave dhe qindra marinsave të martën po ndodh në ditën e katërt të protestave të mëdhave në rrugët e Los Anxhelosit, të nxitura nga arrestimi i dhjetëra imigrantëve në një qytet me një popullsi të madhe të lindur jashtë vendit dhe me prejardhje latine.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi ashpër këtë vendimin e Trumpit, duke e quajtur atë të pamatur, si dhe “mungesë respekti ndaj trupave tona”.

“Kjo nuk ka të bëjë me sigurinë publike,” shkroi Newsom në X. “Ka të bëjë me ushqimin e egos së rrezikshme të një presidenti”.

Dislokimi ndodhi pas protestave të së dielës, kur demonstruesit dolën në rrugë në qendër të Los Anxhelosit, duke djegur vetura dhe plaçkitur dyqane. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Ndërkohë, protestat e së hënës ishin kryesisht paqësore, pas trazirave gjatë fundjavës që pasuan arrestimin e dhjetëra personave që autoritetet i përshkruan si imigrantë të paligjshëm dhe anëtarë bandash.

Në qytetin Santa Ana, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Los Anxhelosit, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që brohorisnin kundër Agjencisë për Imigracion dhe Dogana (ICE) mbrëmjen e së hënës.

Duke folur nga Uashingtoni, Trump i quajti protestuesit “nxitës profesionistë dhe kryengritës”.

Trump shkroi në rrjetet sociale se protestuesit kishin pështyrë trupat, dhe nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, “ju premtoj se do të goditen më fort se kurrë më parë.”

Pavarësisht veprimeve të izoluara të dhunës, zyrtarët dhe forcat vendore të rendit theksuan se shumica e protestuesve gjatë fundjavës kishin qenë paqësorë.

Shkollat në gjithë Los Anxhelosin funksiononin normalisht të hënën, ndërsa jeta në qytet dukej kryesisht e pandryshuar.

Në kontrast me përshkrimin e Trumpit, kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass tha: “Kjo nuk është trazirë qytetare në shkallë të gjerë. Është e kufizuar në disa rrugë”.

Shefi i Policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell, tha se autoritetet vendore janë në gjendje ta kontrollojnë qytetin.

 

“Futja e personelit ushtarak federal pa koordinim të drejtpërdrejtë krijon sfida logjistike dhe rrezik për konfuzion gjatë incidenteve kritike”, tha ai për gazetarët.

Të paktën 56 njerëz u arrestuan gjatë dy ditëve të fundit dhe pesë oficerë pësuan lëndime të lehta, thanë zyrtarët e Policisë së Los Anxhelos, ndërsa rreth 60 persona u arrestuan në protestat në San Francisko.

Protestuesit u përleshën gjithashtu me policinë në Nju Jork Siti dhe në Austin, Teksas, të hënën.

Kjo është hera e parë në dekada që Gardë Kombëtare shtetërore aktivizohet pa kërkesën e guvernatorit.

Hera e fundit që Garda Kombëtare u aktivizua pa lejen e një guvernatori ishte në vitin 1965, kur presidenti Lyndon B. Johnson dërgoi trupa për të mbrojtur një marshim për të drejtat civile në Alabama, sipas Qendrës Brennan për Drejtësi.

Në një dekret të shtunën, Trump përmendi një dispozitë ligjore që e lejon atë të dislokojë forcat federale kur ka “një rebelim ose rrezik për rebelim kundër autoritetit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama takim me Erdogan në Ankara, diskutime për bashkëpunimin dypalësh

Rama takim me Erdogan në Ankara, diskutime për bashkëpunimin dypalësh

Muhaxheri: LDK do të jetë e nënshtruar ndaj Kurtit, për sa kohë Abdixhiku e udhëheq partinë

Muhaxheri: LDK do të jetë e nënshtruar ndaj Kurtit, për sa kohë Abdixhiku e udhëheq partinë

Gjykatat në veri ende pa gjyqtarë e prokurorë serbë: A ka zgjidhje?

Gjykatat në veri ende pa gjyqtarë e prokurorë serbë: A ka zgjidhje?

Të paktën 14 të vrarë nga sulmet amerikane në mbarë Iranin, thotë Ministria e Shëndetësisë

Të paktën 14 të vrarë nga sulmet amerikane në mbarë Iranin, thotë Ministria e Shëndetësisë

Abdixhiku mohon se janë deponuar 150 nënshkrime për shkarkimin e tij

Abdixhiku mohon se janë deponuar 150 nënshkrime për shkarkimin e tij

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

PDK e LDK i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, Aleanca e refuzon

PDK e LDK i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, Aleanca e refuzon

Haxhiu: ITP në Prizren është motor i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Kosovë

Haxhiu: ITP në Prizren është motor i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Kosovë

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Jakupi: Ftesa e Kurtit dhe përgjigjja e Hamzës tregojnë vullnet për zhbllokimin e institucioneve

Jakupi: Ftesa e Kurtit dhe përgjigjja e Hamzës tregojnë vullnet për zhbllokimin e institucioneve

​Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj

​Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën