TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trumpi hedh poshtë vlerësimin e inteligjencës: Objektet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht

by TËVË 1
9 muaj ago
2
A A
Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, këmbëngul se vendet bërthamore në Iran u “shkatërruan plotësisht” nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre.

Detajet e vlerësimit fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit u zbuluan nga CBS, dhe media të tjera.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kritikuar mediat amerikane për raportimet e tyre se bombardimet amerikane nuk kanë arritur t’i shkatërrojnë objektet bërthamore të Iranit, siç kishte pretenduar ai.

“CNN-i i lajmeve të rrejshme, së bashku me New York Times-in që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të përulur një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Objektet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si Times ashtu edhe CNN po goditen rëndë nga publiku”, shtoi Trump.

Një vlerësim fillestar i inteligjencës gjeti se bombardimet e fundjavës nuk arritën t’i shkatërrojnë centralet bërthamore të Iranit, të ndërtuara nën tokë, raportuan New York Times, Washington Post dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njoftuar me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit (DIA).

Trumpi ka këmbëngulur se bombardimet amerikane shkatërruan objektet bërthamore në Isfahan, Natanz dhe Fordo.

Ai i përshkroi sulmet si goditje vdekjeprurëse për programin bërthamor të Iranit.

Por, raporti i DIA-s tha se vetëm hyrjet e objektit thellësisht nëntokësor në Fordo u shkatërruan, ndërsa strukturat nën tokë mbetën të paprekura, sipas mediave amerikane.

Raporti pesëfaqësh gjithashtu tregon se Irani kishte zhvendosur tashmë rezervat e uraniumit të pasuruar në vende të tjera para sulmeve, sipas mediave amerikane.

Raportet gjithashtu vlerëson se bombardimet amerikane e kanë kthyer vetëm disa muaj mbrapa programin bërthamor të Iranit.

Vlerësimi i inteligjencës amerikane thotë se sulmet nuk e shkatërruan programin bërthamor të Iranit

Tags: donald trumpObjektet bërthamore në IranTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sirena bien në Izraelin qendror ndërsa Irani nis një breshëri të re raketash

Sirena bien në Izraelin qendror ndërsa Irani nis një breshëri të re raketash

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

“Ditari”- 17.03.2026

“Ditari”- 17.03.2026

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Një i lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

Ligji për Automjete dhe Ligji për të Huajt: Një test sociologjik për “Republikën e tretë” të Albin Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën