TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump thotë se Putin “është çmendur plotësisht!”

by teve1
1 vit ago
1
A A
Trump thotë se Putin “është çmendur plotësisht!”

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë se po humbet durimin me Putinin, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit rus, ndërsa Moska vazhdon sulmet me dronë dhe raketa në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase për të tretën natë me radhë.

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin, por diçka i ka ndodhur atij. Është çmendur plotësisht!”, shkroi Trump në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje.

Trump kritikoi Putinin për vrasjet e shumta të panevojshme, duke theksuar se “raketa dhe dronë po qëllohen në qytete të Ukrainës pa ndonjë arsye të drejtë”.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi i fundit ajror është më i fuqishmi që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Të paktën 12 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Putini synon të pushtojë të gjithë Ukrainën, kjo do të çojë në “rënien e Rusisë”.

Megjithatë, Trump shprehu edhe zhgënjimin e tij ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se ai “nuk po i bën nder vendit të tij me mënyrën se si po komunikon”.

“Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Që prej kohësh, Trump është shfaqur i acaruar ndaj Putinit dhe vështirësive për të gjetur një zgjidhje për luftën që tashmë zgjat tre vjet, një konflikt që ai kishte premtuar ta përfundonte shpejt gjatë fushatës për rikthim në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka mbajtur prej kohësh një qëndrim se ka pasur një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe ka theksuar se Rusia duket më e gatshme sesa Ukraina për një marrëveshje paqeje.

Por muajin e kaluar, Trump i kërkoi Putinit që të “ndalojë” sulmet ndaj Ukrainës, pasi Rusia nisi një tjetër valë sulmesh të rënda mbi Kievin. Ai ka shprehur vazhdimisht zhgënjimin e tij që lufta vazhdon.

“Nuk jam i kënaqur me atë që po bën Putini. Ai po vret shumë njerëz. Nuk e di se çfarë i ka ndodhur atij”, tha Trump për gazetarët të dielën, ndërsa largohej nga veriu i New Jersey-t, ku kishte kaluar fundjavën.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën