TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump: Tarifa 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Trump: Tarifa 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarifore prej 25% në tregtinë me SHBA-në, ndërsa Uashingtoni po shqyrton një përgjigje ndaj situatës së protestave në vendin pers.

Trump në një postim në rrjetin Truth Social ka thënë se, “duke hyrë menjëherë në fuqi, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo biznes që bën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Ky urdhër është përfundimtar”, tha Trump pa dhënë detaje të mëtejshme. Destinacionet kryesore të eksportit për mallrat iraniane përfshijnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë.

Në përgjigje të deklaratës së Trump, Kina tha se kundërshtonte “çdo sanksion të paligjshëm unilateral dhe juridiksion afatgjatë, dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, raporton Guardian.

Irani është vendosur nën sanksione të ashpra nga Uashingtoni për vite me radhë, duke vështirësuar skajshëm situatën ekonomike atje, që ka nxitur pakënaqësi të mëdha në popullsinë iraniane.

Vendi i cili pati një luftë 12-ditore me aleatin e SHBA-së, Izraelin, vitin e kaluar dhe objektet bërthamore të të cilit u bombarduan nga ushtria amerikane në qershor, po përjeton demonstratat më të mëdha antiqeveritare në vite.

Protestat që filluan si shprehje e pakënaqësisë për shkak të gjendjes ekonomike, shpejt u shëndërruan në thirrje politike për ndërrim të regjimit.

Autoritetet iraniane kanë pohuar se do të marrin parasysh kërkesat legjitime të qytetarëve por nuk do të tolerojnë trazira dhe dhunë, të cilat po nxiten nga, siç thanë ata, akterë të jashtëm për t’i dhënë arsyetim SHBA-së për ndërhyrje ushtarake në vend./teve1

ShareTweet

Postime të ngjashme

16 persona humbin jetën në një aksident me autobus në Egjipt

16 persona humbin jetën në një aksident me autobus në Egjipt

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Haxhiu pret ambasadoren e re të Zvicrës: Kosova çmon miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi me ultimatum për Rashicën

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën