Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur idenë e pushtimit nga forcat amerikane të ishullit Kharg të Iranit, terminalit kryesor të naftës në Gjirin Persik.
Komenti i Trump erdhi në një intervistë të botuar të hënën në mëngjes nga The Financial Times.
“Ndoshta e marrim Ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë mundësi”, i tha Trump gazetës. “Kjo do të thoshte gjithashtu se do të na duhej të qëndronim atje (në Ishullin Kharg) për njëfarë kohe.”
I pyetur për mbrojtjet iraniane atje, ai tha: “Nuk mendoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Mund ta përballojmë shumë lehtë.”
SHBA-të kanë nisur sulme ajrore pasi thanë se kanë synuar pozicionet ushtarake në ishull.
Irani ka kërcënuar të nisë pushtimin e vet tokësor të vendeve arabe të Gjirit dhe sulme të reja nëse trupat amerikane zbarkojnë në territorin e tij.









