Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, këtë pasdite do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe zyrtarët e tij të lartë, përfshirë sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio , dhe sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, për bisedime rreth aleancës.
Takimi vjen pasi Trump kishte sugjeruar javën e kaluar se SHBA-të mund të marrin në konsideratë largimin nga aleanca transatlantike, pasi vendet anëtare të NATO-s injoruan thirrjen e tij për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe për të mbështetur fushatën e tij në Iran, vuri në dukje AP.
Megjithatë, presidenti amerikan ka mbajtur një marrëdhënie të ngrohtë me Rutten, ndërsa ky i fundit është kritikuar shpesh në Evropë se mban marrëdhënie tepër miqësore më Trump –deri në kufijtë e servilizmit, shkruna Guardian.









