TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump pezullon tarifat ndaj Meksikës për një muaj

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Trump pezullon tarifat ndaj Meksikës për një muaj

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum njoftoi të hënën se tarifat prej 25% të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump më 1 shkurt do të pezullohen për një muaj.

Në një deklaratë në llogarinë e saj X, Sheinbaum tha se kishte një telefonatë me Trump, gjatë së cilës të dy liderët arritën marrëveshje për kufirin e tyre të përbashkët dhe trafikun e fentanilit.

Si pjesë e angazhimeve të Meksikës, Sheinbaum tha se 10,000 trupa të Gardës Kombëtare do të vendosen përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të luftuar kontrabandën e fentanilit. Në këmbim, SHBA u zotua të frenojë kontrabandën e armëve në Meksikë, raporton AA.

Sheinbaum njoftoi gjithashtu se tarifat do të pezulloheshin për një muaj, duke lehtësuar përkohësisht tensionet pasi Trump përmbushi premtimin e tij për të vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha mallrat meksikane – një veprim që kishte ngjallur kundërshtim të fortë nga zyrtarët meksikanë.

Trump konfirmoi bisedën në Truth Social, duke e përshkruar atë si “shumë miqësore”. Ai deklaroi se Sheinbaum kishte rënë dakord të vendoste menjëherë 10,000 trupa meksikane në kufi për të ndaluar fluksin e fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

“Ne ramë dakord më tej që të ndalojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore gjatë së cilës do të kemi negociata të kryesuara nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Meksikës. Mezi pres të marr pjesë në ato negociata, me Presidentin Sheinbaum, ndërsa ne përpiqemi të arrijmë një ‘marrëveshje’ midis dy vendeve tona”, ka shkruar Trump.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një shtetas gjerman, dyshohet për 1 milion euro të sekuestruara në Merdarë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se mashtroi qytetarët përmes profileve të rreme

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën