TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të dëgjojë të hënën prokurorët pse dyshojnë që fshehja e kryerjes së një pagese për një yll të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale më 2016, nënkupton shkelje të ligjit.

Kjo seancë do të shënojë nisjen e procesit gjyqësor për këtë rast, në një gjykatë në Nju Jork.

Avokatët e kandidatit presidencial republikan do të bëjnë, po ashtu, deklaratat hyrëse në këtë proces, i cili është vetëm një prej katër rasteve gjyqësore me të cilat përballet Trump, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Trump me shumë gjasë do të përballet sërish në garë me presidentin aktual, Joe Biden.

Prokurorët kanë thënë se pagesa prej 130.000 dollarëve që ka kryer ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen për yllin e pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një rast ku është përfshirë Trump dekada më parë, ka përbërë mashtrim për votuesit në ditët e para të fushatës së vitit 2016, kohë kur ai veçse është përballur për sjellje tjera të këqija seksuale.

Trump është deklaruar i pafajshëm në 34 pika për falsifikim të dokumenteve biznesore dhe e mohon që ka pasur marrëdhënie seksuale me Danielsin.

Në mëngjesin e së hënës, Trump u ka bërë thirrje mbështetësve për protestë paqësore.

Ekspertë ligjorë besojnë se ky është rasti që mund ta përballë Trumpin me më së paku pasoja.

Edhe nëse shpallet fajtor, atij nuk do t’i ndalohet të marrë pjesë në garën për president, por do të mund të dëmtohet fushata e tij.

Rastet tjera gjyqësore lidhen me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka kontestuar Trump, dhe të cilat i ka fituar Biden./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Austria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Austria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Ata do të sëmuren”- dalin biseda mes të akuzuarave për spiunazh, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiqit

Ata do të sëmuren”- dalin biseda mes të akuzuarave për spiunazh, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiqit

​Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit

​Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën