TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump përballet me gjyq penal, përvoja e parë e tillë për një ish-president amerikan

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n

Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, që do të përballet me gjyq penal.

Rasti përfshin ryshfetin që i është paguar yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Ai bart edhe pasoja të mëdha politike dhe ligjore, pasi që Trump do të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

Gjyqi pritet të nisë në Manhatan, më 15 prill.

Është i pari nga katër gjyqet e mundshme penale, me të cilat përballet Trump, por mund të jetë i vetmi që do të zhvillohet përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Trump, 77 vjeç, u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore në rastin që ngriti prokurori i Qarkut në Manhatan, Alvin Bragg.

Trump akuzohet se ka aranzhuar një pagesë prej 130.000 dollarësh nga avokati i tij, Michael Cohen, për Stormy Danielsin, në ditët e fundit të fushatës presidenciale të 2016-ës.

Pagesa dyshohet se është bërë për ta detyruar Danielsin që të heshtë për një takim seksual, që ajo ka thënë se ka pasur me Trumpin në një hotel në vitin 2006.

Trump dyshohet se ka falsifikuar edhe të dhëna për ta mbuluar atë.

Duke mohuar çdo takim të tillë me yllin e pornografisë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, Trump tha se pagesa është bërë për t’i ndaluar “akuzat e saj të rreme dhe zhvatëse”.

Trump përballet, gjithashtu, me akuza federale në Uashington dhe me akuza shtetërore në Xhorxhia, për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden, si dhe me akuza federale në Florida, për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, pas largimit nga detyra në vitin 2021.

Trump u deklarua i pafajshëm për secilin rast, ndërsa akuzat i cilësoi si të motivuara politikisht.\

Akuzat në rastin e ryshfetit për Danielsin nuk janë të reja – lajmet për fitimet e saj krijuan tituj qysh në vitin 2018.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së e hetoi edhe më herët këtë rast dhe Cohen u deklarua fajtor në vitin 2018 për shkelje të Ligjit federal të financimit të fushatës, duke dëshmuar se Trump e ka orkestruar pagesën për Danielsin.

Prokurorët federalë vendosën të mos e akuzojnë Trumpin, duke i dhënë fund hetimit të tyre në vitin 2019.

Por, Bragg argumentoi se rasti ka të bëjë me përpjekjen e Trumpit për t’i korruptuar zgjedhjet e vitit 2016, të cilat i ka fituar kundrejt kandidates Hillary Clinton, duke blerë heshtjen e njerëzve me informacione potencialisht të dëmshme për të.

Sipas prokurorëve, Cohen gjithashtu organizoi një pagesë për modelen e Playboy-t, Karen McDougal, e cila ka thënë, po ashtu, se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin – gjë të cilën Trump e ka mohuar.

Në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave biznesore për të kryer ose fshehur një krim tjetër, është krim që dënohet deri në katër vjet burgim.

Pas aktakuzës së Braggut të ngritur në prill të vitit 2023, donacionet për fushatën e Trumpit u rritën.

I kontaktuar nga agjencia e lajmeve, Reuters, zëdhënësi i tij, Jason Miller, nuk pranoi të komentojë për gjyqin.

Disa strategë politikë parashikojnë se dënimi i mundshëm mund ta dëmtojë Trumpin në fushatën e tij presidenciale.

Mary Anna Mancuso, një stratege republikane që nuk e mbështet Trumpin, thotë se nëse ai dënohet, do të jetë një “realitet i kthjellët” që shumë votues do ta kenë të vështirë ta injorojnë.

“Ata do të detyrohen t’i bëjnë vetes pyetje të tilla si: Si të votoj për një person që mund të mos jetë në gjendje t’i kryejë detyrat e një presidenti?”, thotë Mancuso.

Kyle Kondik, analist jopartiak në Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinias, thotë se ai nuk është i sigurt nëse gjyqi për ryshfet do ta dëmtonte Trumpin, sepse shumë njerëz, sipas tij, janë mësuar që ai t’i shkelë normat.

“Ne, në fakt, nuk kemi asnjë lloj precedenti për këtë”, thotë Kondik.

Dënimi, sipas tij, do të kishte ndikim nëse gara do të ishte tejet e ngushtë dhe një numër i vogël votash do ta përcaktonte fituesin.

Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër Bidenit. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Vuçiq: Serbia dhe Izraeli do hapin një fabrikë dronësh së bashku

Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, papunësia zbret në 8.4%

Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, papunësia zbret në 8.4%

Zelensky nga Beogradi: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

Zelensky nga Beogradi: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

Taravari kujton se koalicionit VLEN i është bashkuar për shkak të Albin Kurtit

Taravari kujton se koalicionit VLEN i është bashkuar për shkak të Albin Kurtit

Taravari: Ndikimi i Serbisë në Maqedoninë e Veriut është më i madh se asnjëherë më parë

Taravari: Ndikimi i Serbisë në Maqedoninë e Veriut është më i madh se asnjëherë më parë

Kulla përgjigjet për vizitën dhe reagimet rreth vizitës së Zelenskyt në Beograd

Kulla përgjigjet për vizitën dhe reagimet rreth vizitës së Zelenskyt në Beograd

Tifozët e “Zvezdës”, mesazh Vuçiqit: Derisa t’i e pret një nazist, serbët po derdhin gjak në Kosovë

Tifozët e “Zvezdës”, mesazh Vuçiqit: Derisa t’i e pret një nazist, serbët po derdhin gjak në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën