TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump i bën presion GJPN-së: Kërkon ndryshimin e statutit për të shmangur hetimet ndaj SHBA-së

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Trump i bën presion GJPN-së: Kërkon ndryshimin e statutit për të shmangur hetimet ndaj SHBA-së

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump dëshiron që Gjykata Ndërkombëtare Penale të ndryshojë dokumentin e saj themelues për t’u siguruar që nuk do të hetojë presidentin republikan dhe zyrtarët e tij të lartë, tha një zyrtar i administratës Trump, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Nëse gjykata nuk vepron sipas kësaj kërkese të SHBA-së dhe dy të tjerave – heqjen dorë nga hetimet ndaj udhëheqësve izraelitë lidhur me luftën në Gaza dhe përfundimin zyrtar të një hetimi të mëparshëm të trupave amerikane për veprimet e tyre në Afganistan – Uashingtoni mund të penalizojë më shumë zyrtarë të GJPN-së dhe mund të sanksionojë vetë gjykatën, tha zyrtari.

Sanksionimi i gjykatës do të përshkallëzonte ndjeshëm fushatën amerikane kundër GJPN-së, e cila është kritikuar prej kohësh nga zyrtarët amerikanë, përfshirë republikanët dhe demokratët, të cilët thonë se gjykata shkel sovranitetin e SHBA-së.

Zyrtari i administratës Trump, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Uashingtoni ua ka komunikuar kërkesat e tij anëtarëve të GJPN-së, disa prej të cilëve janë aleatë të SHBA-së, dhe ia ka bërë ato të ditura edhe gjykatës.

Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Statutin e Romës që themeloi GJPN-në në vitin 2002 si një gjykatë të fundit, me fuqinë për të ndjekur penalisht krerët e shteteve.

Kërkesa dhe kërcënimi për të rifilluar fushatën e sanksioneve të SHBA-së ndaj gjykatës nuk janë raportuar më parë.

Gjyqtarët e GJND-së lëshuan urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-shefin e mbrojtjes izraelite Yoav Gallant dhe udhëheqësin e Hamasit Ibrahim al-Masri nëntorin e kaluar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Gaza.

Në mars të vitit 2020, prokurorët hapën një hetim në Afganistan që përfshinte krime të mundshme nga trupat amerikane. Që nga viti 2021, gjykata e ka lënë mënjanë shqyrtimin e rolit të SHBA-së, por nuk e ka përfunduar zyrtarisht hetimin e saj.

Për ta detyruar gjykatën e luftës të heqë dorë nga këto akuza, SHBA-të më herët këtë vit vendosën sanksione ndaj nëntë zyrtarëve të GJPN-së, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë. Por ato nuk kanë vendosur sanksione ndaj gjykatës si një entitet, gjë që do të prishte rëndë punën e gjykatës.

“Ekziston shqetësim në rritje… se në vitin 2029 Gjykata Ndërkombëtare Penale do ta kthejë vëmendjen te presidenti, te zëvendëspresidenti, te sekretari i luftës dhe të tjerë, dhe do të ndjekë penalisht kundër tyre”, tha zyrtari i administratës Trump.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Omani i propozon Iranit mekanizëm të përbashkët për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Stones firmos për dy vjet me Interin

Stones firmos për dy vjet me Interin

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Kualifikimi, misioni i Dritës ndaj Florianas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën