TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse përsërit shkeljet

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon të sulmojë dëshmitarët e mundshëm. Gjykatësi e gjobiti zotin Trump me 9 mijë dollarë për shkelje të përsëritura të urdhrit që e ndalon atë të bëjë deklarata publike për dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerë të lidhur me çështjen.

Nëse përsëritet shkelja e urdhrit, paralajmëroi gjykatësi, ai mund të burgoset. Prokurorët kishin pretenduar për dhjetë shkelje, por gjykatësi gjeti se ishin nëntë. Zoti Trump i kishte ngulur sytë në tryezë ndërsa gjykatësi e lexoi vendimin.

Reklamë

Kandidati republikan për president ka pohuar se ai po ushtron të drejtën e lirisë së fjalës, por vendimi i gjykatësit nxjerr në pah se zoti Trump është i pandehur në një çështje kriminale që duhet t’i nënshtrohet realitetit të ashpër të procedurës gjyqësore.

Kërcënimi jashtëzakonshëm nga gjykatësi për të burgosur një ish president sinjalizon rritjen e pasigurisë ligjore të zotit Trump në varësi të sjelljes së tij gjatë pjesës së mbetur të gjyqit.

Gjykatësi Merchan shkroi se ai është “shumë i vetëdijshëm dhe mbrojtës” për të drejtat që gëzon zoti Trump në bazë të Amendamentit të Parë , “veçanërisht duke patur parasysh kandidaturën e tij për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të drejtat legjitime të pandehurit për lirinë e fjalës të mos kufizohen, që ai të jetë në gjendje të bëjë fushatë të plotë për postin që kandidon dhe që të jetë në gjendje të përgjigjet dhe të mbrohet kundër sulmeve politike”, shkroi gjykatësi Merchan.

Megjithatë, ai paralajmëroi se gjykata nuk do të tolerojë “shkeljet me dashje të urdhrave të saj të ligjshëm dhe se, nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme sipas rrethanave, ajo do të vendosë një dënim me burg”. Deklarata e gjykatësit tregon për mundësinë që zoti Trumë të bëhet ish presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që mund të shkojë në qeli.

“Ky urdhër i gjykatësit është krejtësisht jokushtetues”, tha zoti Trump pas përfundimit të seancës të martën, ku dëshmoi një avokat i Hollivudit i cili ndërmjetësoi dy marrëveshje pagesash për të blerë heshtjen. “Unë jam kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara … dhe jam në gjykatë gjatë gjithë ditës duke i dëgjuar këto gjëra”.

Trump është mësuar të ketë qasje të vazhdueshëm në mediat e tij sociale për të goditur kundërshtarët dhe për të shprehur mendimin e tij.

Pas bllokimit të llogarisë së tij në rrjetin Twitter pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan nga mbështetësit e tij, zoti Trump krijoi platformën e tij sociale, ku postimet e tij nuk do të kufizoheshin apo bllokoheshin.

Prej kohësh ai është përpjekur të distancohet nga mesazhet e debatueshme që ka ndarë për miliona ndjekës të tij, duke këmbëngulur se ai vetëm i ka shpërndarë postimet e të tjerëve.

Vendimi i së martës në Nju Jork vjen në javën e dytë të gjyqit ndaj zotit Trump nën akuzat se ka paguar para për të blerë heshtjen. Zoti Trump akuzohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij morën pjesë në një skemë të paligjshme për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2016, duke blerë dhe varrosur histori negative për të.

Akuza pretendon se pagesat u bënë për modelen e revistës Playboy Karen McDougal, e cila shiti historinë e saj për lidhje intime me zotin Trump, aktoren e filmave pornografik Stormy Daniels, e cila pretendon për një natë intime me ish presidentin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se të gjitha pretendimet janë gënjeshtra.

Sipas urdhrit të gjykatësit, zoti Trump i fshiu postimet fyese nga llogaria e tij në rrjetin Truth Social dhe faqja në internet e fushatës së tij për president. Ai ka afat deri të premten që të paguajë gjobën.

Gjykatësi do të dëgjojë të enjten argumente lidhur me shkelje të tjera të supozuara të urdhrit të gjykatës. Zoti Merchan njoftoi se do të ndalojë seancën gjyqësore më 17 maj për të lejuar që zoti Trump të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Barron i cili përfundon shkollën e mesme./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Tetë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Tetë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Qindra mijëra njerëz protestojnë në të gjithë Australinë në solidaritet me Palestinën

Qindra mijëra njerëz protestojnë në të gjithë Australinë në solidaritet me Palestinën

Izraeli nis sulme masive në kryeqytetin e Jemenit

Izraeli nis sulme masive në kryeqytetin e Jemenit

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Qytetari Egzon Haliti tregon pse ju bashkua shoqatës për zjarrfikje dhe shpëtim

Qytetari Egzon Haliti tregon pse ju bashkua shoqatës për zjarrfikje dhe shpëtim

Pse votuan Arben Gashi e Bekë Berisha pro Dimal Bashës?

Pse votuan Arben Gashi e Bekë Berisha pro Dimal Bashës?

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes një 31-vjeçar, dyshohet se u godit nga një trung druri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X