TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli nis sulme masive në kryeqytetin e Jemenit

by teve1
1 vit ago
2
A A
Izraeli nis sulme masive në kryeqytetin e Jemenit

Foto: AP

Të dielën, ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj luftarakë goditën disa objektiva në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, përfshirë pallatin presidencial dhe disa termocentrale.

Ministria e Shëndetësisë e Jemenit njoftoi se dy persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve.

Sipas një deklarate ushtarake, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e rebelëve Huthi, përfshirë termocentralet Asar dhe Hizaz, një depo karburanti, si dhe një bazë ushtarake ku ndodhet pallati presidencial.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, në operacion morën pjesë 14 avionë luftarakë të cilët hodhën rreth 40 municione në zona të ndryshme të kryeqytetit jemenas.

Nga ana tjetër, televizioni Al-Masirah, konfirmoi sulmet dhe raportoi se një ndër strukturat e goditura ishte një objekt i Kompanisë së Naftës Jemenase në Rrugën 60 Metra, si dhe Stacioni Qendror i Energjisë Haziz në lagjen Sanhan, në jug të Sanaa-s.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli godet këtë termocentral. Sulme të ngjashme ajrore janë kryer edhe më 18 gusht.

Sipas Al-Masirah, shumica e avionëve izraelitë u neutralizuan dhe u detyruan të tërhiqen, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për të shuar zjarret e shkaktuara nga bombardimet në pjesën jugore dhe perëndimore të qytetit.

Ushtria izraelite deklaroi se operacionet ajrore u kryen në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të grupit jemenas ndaj territorit izraelit, ka cituar Anadolu.

Sipas saj, në sulmin me raketa të së premtes, Huthët përdorën municione thërrmuese – një zhvillim i paprecedentë që nga viti 2023.

Që nga nëntori i atij viti, Huthitët kanë ndërmarrë një seri sulmesh me raketa dhe dronë kundër objektivave izraelite dhe kanë shënjestruar anije tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik, në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës.

Sipas të dhënave të fundit, ofensiva izraelite atje ka shkaktuar mbi 62,600 viktima.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën