TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë më 15 gusht

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë më 15 gusht

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, më 15 gusht në shtetin e Alaskës.

Lajmin për takimin e datës 15 gusht, Trumpi e ka dhënë në rrjetet sociale, ndërkohë, edhe Rusia e ka konfirmuar takimin midis dy liderëve.

“Takimi shumë i pritur midis meje, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 15 gusht 2025, në Shtetin e Madh të Alaskës. Detaje të mëtejshme do të vijojnë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, tha Trump në Truth Social.

Ndihmësi presidencial rus, Yury Ushakov, theksoi avantazhet logjistike të mbajtjes së takimit në Alaskë, duke vënë në dukje afërsinë e saj me Rusinë përtej Ngushticës së Beringut.

“Pala amerikane sapo ka njoftuar një marrëveshje të arritur për të organizuar një takim midis presidentit të Rusisë dhe ati të SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, më 15 gusht, të premten, në Alaskë. Rusia dhe SHBA-ja janë fqinjë të ngushtë, që ndajnë një kufi të përbashkët. Duket mjaft logjike që delegacioni ynë thjesht të fluturojë përtej Ngushticës së Beringut dhe që samiti i rëndësishëm dhe i pritur i udhëheqësve të këtyre dy vendeve të zhvillohet pikërisht në Alaskë”, tha ai në një konferencë shtypi në Moskë.

Ushakov shtoi se Alaska dhe rajoni i Arktikut përfaqësojnë një kryqëzim natyror të interesave ruse dhe amerikane, me një potencial për projekte dypalëshe në shkallë të gjerë.

“Por sigurisht, presidentët do të përqendrohen në diskutimin e opsioneve për arritjen e paqes së qëndrueshme në zgjidhjen e krizës ukrainase”, vuri në dukje ai, duke shtuar se përgatitjet për takimin janë duke vijuar.

Kremlini tha se pret që takimi i ardhshëm presidencial pas Alaskës të jetë në Rusi.

“Nëse shikojmë përpara, është e natyrshme të synojmë mbajtjen e takimit të ardhshëm presidencial midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit në territorin rus. Një ftesë e përshtatshme i është bërë tashmë presidentit të SHBA-së”, shtoi Ushakov.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Analiza e plumbit të Charlie Kirk nuk gjen asnjë lidhje me pushkën e gjetur pranë vendit të ngjarjes

Analiza e plumbit të Charlie Kirk nuk gjen asnjë lidhje me pushkën e gjetur pranë vendit të ngjarjes

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Katz zbulon planin Izraelit: Kontroll ushtarak në jug të Libanit edhe pas luftës

21-vjeçari palestinez vdes në burg izraelit mes akuzave për torturë sistematike

Legjislacioni izraelit për dënimin me vdekje për palestinezët dënohet ndërkombëtarisht

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Presidentja e kryeminstri e presin ditën e fundit për ta deklaruar pasurinë

Presidentja e kryeminstri e presin ditën e fundit për ta deklaruar pasurinë

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Sot në Kosovë 1 litër naftë 1 euro e 82 cent – Qeverisë i kërkohet të ndërhyj

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori britanik mbështet Kosovën para sfidës vendimtare me Turqinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën