TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump dhe Hegseth pranojnë dyshimet për nivelin e dëmtimit të centraleve bërthamore iraniane

by teve1
1 vit ago
2
A A
Trump dhe Hegseth pranojnë dyshimet për nivelin e dëmtimit të centraleve bërthamore iraniane

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth kanë pranuar se kanë dyshime në lidhje me shkallën e dëmit të shkaktuar në centralet bërthamore të Iranit, pas bombardimeve amerikane.

Kjo vjen pas publikimit të një vlerësimi të Pentagonit se, në kundërshtim me deklaratat e aministratës amerikane, programi iranian ishte vonuar vetëm për disa muaj.

“Informacioni ishte shumë i paqarte”, u tha Trump gazetarëve në një samit të NATO-s në Hagë, duke futur një element pasigurie për herë të parë pas disa ditësh deklaratash të theksuara se shkatërrimi kishte qenë total.

“Informacionet e inteligjencës thonë se nuk e dimë. Mund të ketë qenë shumë e rëndë. Kjo është ajo që sugjeron inteligjenca.”

Gjatë ditës, pretendimet e Trump u bënë më të gjera, duke hedhur poshtë madje raportet nga mbikëqyrësi bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), se stoku prej 400 kg i Iranit me uranium të pasuruar 60% nuk ​​mund të llogaritej më dhe dukej se ishte zhvendosur.

Kurse, të mërkurën vonë, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, në kundërshtim me të deklaratat e mëparshme të inteligjencës, tha se të dhëna të besueshme të inteligjencës tregonin se programi bërthamor i Iranit ishte dëmtuar rëndë dhe do të duheshin vite për t’u rindërtuar.

Trump pretendoi se javën e ardhshme do të ketë një takim SHBA-Iran për të negociuar përsëri rreth programit bërthamor të Teheranit.

“Do të flasim me ta javën e ardhshme me Iranin, mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di”, tha ai, përpara se të shtonte: “Nuk më intereson nëse kam një marrëveshje apo jo”.

Kurse, të mërkurën, sekretari i mbrojtjes e përshkroi dëmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit nga bombardimet amerikane dhe izraelite si “të moderuar deri të rëndë”.

Ai u zotua se do të kishte një hetim të FBI-së për rrjedhjet e informacionit nga Pentagoni, por gjithashtu pretendoi se informacioni i rrjedhur ishte i rremë.

Tags: hegsethIranTeve1Trump
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama përsëritë thirrjen për dialog

Rama përsëritë thirrjen për dialog

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Rama përsëritë thirrjen për dialog

Rama përsëritë thirrjen për dialog

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën