TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump: Armëpushimi në Gaza ende është në fuqi

by tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Trump: Armëpushimi në Gaza ende është në fuqi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se armëpushimi në Gaza ende është në fuqi dhe se udhëheqja e Hamasit “nuk është e përfshirë në shkeljet e armëpushimit”, në një kohë ku Izraeli vazhdon sulmet e tij në Gaza, transmeton Anadolu.

Derisa po kthehej nga Florida në Washington, gazetarët e pyetën Trumpin nëse armëpushimi në Gaza është apo jo në fuqi. Lidhur me këtë presidenti amerikan u përgjigj: “Po, është në fuqi”.

Ai nuk komentoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit. “Udhëheqja e Hamasit nuk është e përfshirë në shkeljet e armëpushimit”, tha Trump dhe fajësoi disa grupe rebele brenda Hamasit.

“Por në çdo rast, kjo situatë do të trajtohet në mënyrë të përshtatshme. Do të trajtohet me vendosmëri, por në mënyrë të përshtatshme”, tha ai. Duke theksuar se armëpushimi në Gaza do të vazhdojë, presidenti i SHBA-së tha se “Ne duam të sigurojmë që paqja me Hamasin të vazhdojë”.

Të paktën 34 palestinezë janë vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës pavarësisht armëpushimit.

Ushtria izraelite në një deklaratë tha se ka kryer sulme ajrore në disa lokacione në Gaza, duke pretenduar se Hamasi kishte shkelur armëpushimin. Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se qeveria ka vendosur ndalimin e hyrjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës deri në një njoftim tjetër.

Ndërsa Brigadat Kassam krahu i armatosur i Hamasit, kanë deklaruar respektimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, kryesisht armëpushimin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tre persona në Mitrovicë për narkotikë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë për narkotikë

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Penalltitë i japin fitoret Realit, në 22 javë madrilenët kanë gjuajtur 11 herë nga pika e bardhë

Penalltitë i japin fitoret Realit, në 22 javë madrilenët kanë gjuajtur 11 herë nga pika e bardhë

James Harden drejt Cleveland Cavaliers, në kërkim të titullit të parë NBA

James Harden drejt Cleveland Cavaliers, në kërkim të titullit të parë NBA

Incident në vendin e punës në Gjakovë, lëndohet një grua

Nëse fotografitë e vjetra ju zgjojnë këtë pyetje, është koha për një vendim të vështirë

Nëse fotografitë e vjetra ju zgjojnë këtë pyetje, është koha për një vendim të vështirë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë për narkotikë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë për narkotikë

Dallaveret me vota në Malishevë, e arrestuara ia shtoi afër 1500 vota një kandidati

Intervistohen disa të dyshuar për falsifikim të rezultateve në Obiliq

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën