TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump apo Harris, kë e favorizojnë shqiptarët në ShBA?

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ndarë në favorizime. Një pjesë e tyre e mbështet demokraten Kamala Harris. Por ka prej atyre që bëjnë tifo për republikanin, Donald Trump. Megjithatë vlerësohet se kushdo që zgjidhet president, Kosova duhet të mbajë raporte të mira me ta.

Të martën e gjithë bota do ta ketë fokusin tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qytetarët amerikan do të vendosin se kush do ta udhëheq Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme.

Sondazhet në Amerikë tregojnë për një garë tejet të ngushtë mes Donald Trump nga Partia Republikane dhe Kamala Harris nga radhët e demokratëve.

Më vëmendje këto zhvillime po i përcjellin edhe shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Anëtari i bordit të ligës qytetare shqiptare amerikane, Faton Bislimi, tregon se shqiptarët kanë dashuri të madhe për Partinë Demokratike për shkak të historisë së Joe Biden që lidhet ngushtë me Kosovën, por ai tregon se ka mbështetje nga shqiptarët edhe për Partinë Republikane që udhëhiqet nga Donald Trump.

Megjithatë ai thotë se pavarësisht kush fiton, Kosova duhet të mbaj lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Natyrisht se ka shqiptaro-amerikan që e përkrahin Kamala Harris si dhe në anën tjetër ka prej tyre që e përkrahin Donald Trump për arsye të ndryshme. Por, nëse fokusohemi tek interesi shtetëror edhe kombëtar i Kosovës, kushdo që fiton të martën, trajektorja jonë si shtet drejt integrimeve euro-atlantike nuk mund të arrihet suksesshëm pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për neve është esenciale me qenë të pranishëm në agjendën e politikës së jashtme, qofte të një presidence Harris apo Trump”, thotë Bislimi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, vlerëson se 4 vitet e presidencës së Joe Biden nuk janë shfrytëzuar sa duhet nga Republika e Kosovës.

“Vlerësoj se katër vitet e presidencës së Joe Biden nuk janë shfrytëzuar sa duhet nga Republika e Kosovës. Ne për shef së Shtëpisë së Bardhë e kemi pasur një mik të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti që nga vitet e 90-ta kur ai ishte senator. Është trishtuese se si ne dhe klasa jonë politike i harron faktet historike. Politika e jashtme amerikane ka qenë mbi partizane ndaj Kosovës e përkrahur nga demokratët si dhe republikanët” , shprehet ai.

Së fundmi, Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamala Harris i është drejtuar me një letër të hapur shqiptaro-amerikanëve, ku thekson marrëdhëniet historike me Shqipërinë si dhe kontributin amerikan për të arritur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Tags: HarrisKosovaretTrump
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

Dy klube të Serie A e duan Armando Brojën

Dy klube të Serie A e duan Armando Brojën

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

Ochoa do të pensionohet pas pjesëmarrjes në Botërorin e gjashtë

Ochoa do të pensionohet pas pjesëmarrjes në Botërorin e gjashtë

Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohet të gjithë rivalët

Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohet të gjithë rivalët

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

Drilon Hajrizi i përgjigjet Pejës: “Ma ktheni borxhin

Drilon Hajrizi i përgjigjet Pejës: “Ma ktheni borxhin

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën