TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Tri vaksina të reja për fëmijë të moshës së hershme bëhen të obliguara

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Tri vaksina të reja për fëmijë të moshës së hershme bëhen të obliguara

Qendra e Mjekësisë Familjarë në Prishtinë që nga tetori i këtij vit është furnizuar me tri vaksina të reja të cilat janë dedikuar për fëmijët në moshat e hershme me të cilat lista kalendarike e vaksinave në Kosovë, bëhet e ngjashme me kalendarin e vaksinave evropiane dhe amerikane.

Doktoresha e vaksinave për fëmijë, Florina Grezda tha se këto vaksina kanë qenë të nevojshme dhe që nga hyrja në proces, janë të obligueshme për secilin fëmijë.

Doktoresha Grezda tregon se çfarë rëndësie kanë këto vaksina për infeksione të ndryshme.

“Tri vaksinat e reja kanë hyrë në proces të rregullt ose në programin e rregullt të vaksinimit prej datës 2 tetor 2023. Ndër këto vaksina, janë vaksina që mbrojnë tri sëmundje të rëndësishme, të cilat deri më tani nuk i kemi pasur në plan program por që kanë qenë në shtetet në perëndim, do të thotë kemi dëgjuar për këto vaksina po nuk i kemi pasur. Prej këtyre vaksinave e para është “Rotavirusi”, vaksina kundër rotavirusi që quhet rotariks është një virus që prek foshnjat e porsalindura në një vjet, sistemin e tretjes dhe mundet me shkaktuar edhe vjellje dhe barkqitje të cilat munden dhe me qenë shumë të rënda dhe me rreziku jetën e fëmijës. Sëmundja e dyta është “Pneumokoku”, vaksina kundër pneumokokut, bakterie e cila shkakton kallje të mushkërive, mirëpo njëherit mundet me mbrojt edhe nga inflamacionet cipave të trurit që e njëjta baktere mundet me prek edhe cipat e trurit ose meningjit, dhe vaksina e tretë është vaksina kundër “Humanpapilloma virusit”, është një virus i cili atakon d.m.th. moshat e adoleshencës, të cilat d.m.th në marrëdhënie të hershme seksuale dhe që është sëmundje e cila bartet me kontakt seksual dhe është sëmundje që e dëmton shëndetin gjinisë femërorë”, tha Grezda.

Doktoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare tha se njëra nga vaksinat ka një limit kohor se kur duhet të merret, ndërsa për dy vaksinat tjera tha se mund të merren deri në moshën 12 vjeçare për vajzat.

“Këto vaksina janë të obliguara tashmë në plan programin e vaksinimit në Kosovë, në fakt për rotavirusin kemi limitin të kohës sepse nuk mund të merret ne çdo kohë kur ne dëshirojmë po e ka një limit të dozës të fillimit të dozës së dytë që duhet me qenë mes muajit të tretë dhe shtatë muaj të moshës. Sa i përket vaksinës tjetër nuk ka limit, mirë është me i marrë në fillim mirëpo mundet me u toleruar edhe me vonë ndërsa humanpapilloma virusit me u marrë të vajzat para se me hy në kontaktin seksuale të parë”, u shpreh Grezda për KP.

Doktoresha Grezda u shpreh se si shëndetësi në Kosovë po i afrohen programeve evropiane, derisa bëri thirrje për prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre të porsalindur për t’i marrë vaksinat.

“Kemi parë ngjashmëri me programin sidomos në Amerikë, do të thotë kartelat që i prijnë Amerikës kanë ngjashmëri por edhe me programet evropiane jemi afruar shumë. Bëj thirrje që me i sjell fëmijët me kohë dhe kur të i thërrasim për vaksinat tjera që me ardhur me kohë, dhe me i njoftuar prindërit që me i sjell vajzat e tyre, përpos vaksinës së rregullt që merren në klasën e gjashtë që merret për difteritet dhe paralizë, paralelisht e marrin dhe vaksinën për humanpapilloma virusit”, shtoi Grezda.

Tags: PrishtineQMFvaksina për fëmijë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkatërrimi i drunjve në parkun e Arbërisë në Prishtinë

Shkatërrimi i drunjve në parkun e Arbërisë në Prishtinë

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës garojnë në Jordani në konkursin ndërkombëtar të elitave policore

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës garojnë në Jordani në konkursin ndërkombëtar të elitave policore

Dogana e Kosovës parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë shtatorit

Dogana e Kosovës parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë shtatorit

Zyrtarizohen tri koalicione parazgjedhore në KQZ

Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Napoli tentoi për Neymarin, por De Bryune prishi planet e brazilianit

Napoli tentoi për Neymarin, por De Bryune prishi planet e brazilianit

Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

​Ari kalon 4,000 dollarë për ons, pasiguria nxit rritjen

​Ari kalon 4,000 dollarë për ons, pasiguria nxit rritjen

Karriera si trajner po i pëlqen Taulant Xhakës, asnjë humbje me Dardaninë në kategorinë e katërt në Zvicër

Karriera si trajner po i pëlqen Taulant Xhakës, asnjë humbje me Dardaninë në kategorinë e katërt në Zvicër

Shkatërrimi i drunjve në parkun e Arbërisë në Prishtinë

Shkatërrimi i drunjve në parkun e Arbërisë në Prishtinë

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës garojnë në Jordani në konkursin ndërkombëtar të elitave policore

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës garojnë në Jordani në konkursin ndërkombëtar të elitave policore

Dogana e Kosovës parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë shtatorit

Dogana e Kosovës parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën