TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri kompani i pezullojnë linjat në Fushë – Kosovë, reagon ashpër kryetari

Banorëve të disa fshatrave të Fushë Kosovës, nga nesër do t’u duhet të gjejnë një zgjidhje për të udhëtuar drejt Prishtinës. Kjo meqë tri kompani të autobusëve i pezulluan linjat drejt Prishtinës. Për këtë reagoi ashpër i parit i Fushë Kosovës, teksa të dëshpëruar u shprehen banorët.

by Arlind Beqiraj
40 minuta ago
0 0
A A

Është dita e fundit, që ky autobus po e përshkon rrugën Grabovc–Prishtinë.

Kjo meqë nga nesër, kjo linjë nuk do të qarkullojë më.

E gjitha kjo pasi tri kompani të transportit nga Fushë Kosova kanë njoftuar pezullimin e linjave drejt Prishtinës.

Drejt kryeqytetit, përveç Grabovcit, pa autobusë do të mbesin edhe udhëtarët nga Harilaqi, Henci dhe Miradia e Epërme.

Vendimi, sipas kompanive, është marrë për shkak të vështirësive të mëdha financiare, pasi siç thonë ata, nuk po mund t’i përballojnë shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative.

E ky vendim, më së shumti i ka prekur banorët e këtyre fshatrave.

“Kjo është shqetësuese për të gjithë banorët, mas pari prej fëmijëve të mi që janë në shkollë, qysh me ja bo zgjidhje me shku, nuk është mirë me u bo kjo, duhet me u bo zgjidhja me pas transport qysh u kanë deri tash”, tha Avdullah Berisha – banor i Grabovcit.

“Për Zotin do të jetë kolaps i krejt këtyre fshatrave, Grabovc, Bllaqevc, Sllatinë, apet Sllatina ka zgjidhje, amo kjo pjesë komplet është e vrarë prej autobusave. Kjo po i bjen sikur me u kthy në kohën e 90, kur kemi hecur në këmbë sepse s’kemi pasur linja”, u shpreh Faton Sogojeva.

Tëvë1 ka provuar të marrë një përgjigje nga pronarët e kompanive të autobusëve, për të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Ndërkohë, reagim të ashpër kundrejt këtij vendimi, të martën pati kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

“O s’kemi çka gjejmë zgjidhje hiç. Ata nesër le t’i pezullojnë e pasnesër e kur të dojnë le të heken krejt. Komuna kush vjen këtu për dy-tre individë, dy-tre kompani, se s’e di cilat kompani kanë shpreh, s’mujta me lexu deri në fund, po kushdo qoftë, cila kompani që nuk don me punu në Fushë Kosovë, lirisht le të ecë ”, u shpreh Prebreza.

Prebreza thotë se pavarësisht vendimit, këto kompani nuk do të subvencionohen nga komuna.

“Nuk ka logjikë na me i subvencionu kompanitë e transportit, a njëkohësisht marrin para edhe prej qytetarëve. Unë jam tu e trajtu temën me i subvencionu nxënësit edhe studentët që udhëtojnë, me bo pagesën mujore për këta e jo për kompani të cilat për përfitime individuale me marrë pare edhe prej komunës edhe prej qytetarëve. Veç pse ata kanë autobusa që po kqyri drejt. Nëse nuk ju pëlqen Fushë Kosova, lirisht largohuni prej këtu, hiqni licencat e juve. Ka kush vjen, të interesum ka mjaftueshëm”, tha kryetari i Fushë-Kosovës.

Ndryshe, këto kompani ishin ndër të paktat që së fundmi nuk e shtrenjtuan biletën e udhëtimit.

Ndërkohë, pezullimi i këtyre linjave, sipas tyre, është bërë për një kohë të pacaktuar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president

Dëmtimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në Uglarë, komuna paralajmëron shpalljen e tenderit

Dëmtimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në Uglarë, komuna paralajmëron shpalljen e tenderit

Konjufca dhe zyrtari gjerman diskutojnë për perspektivën evropiane të Kosovës

Konjufca dhe zyrtari gjerman diskutojnë për perspektivën evropiane të Kosovës

Zjarr në Nakarad të Fushë – Kosovës, mbeturinat ndihmuan përhapjen

Zjarr në Nakarad të Fushë – Kosovës, mbeturinat ndihmuan përhapjen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën