TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça ndërpret ecurinë pozitive të Yllit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trepça ndërpret ecurinë pozitive të Yllit

Trepça e ka ndërprerë serinë pozitive të Yllit në elitën e basketbollit të Kosovës. Kampioni në fuqi i Kosovës, Golden Eagle Ylli, që kishte seri prej 15 fitoreve të njëpasnjëshme në Superligë, të shtunën është mposhtur në derbin e xhiros së 20-të në palestrën e stërmbushur në “Minatori”.

Trepça fitoi ndaj Yllit me rezultatin 69:67, dhe dueli u vendos krejt në fund. Ishte fitorja e dytë rresht për trajnerin e ri të Trepçës, turkun Engin Gençoglu.

E dyta erdhi ndaj skuadrës që në stinorin vjeshtor, kishte fituar dy herë ndaj mitrovicasve. Trepça në çerekun e dytë pati shkëputje edhe deri në 16 pikë.

Por në fund të periudhës së dytë, Ylli e ngushtoi epërsinë në vetëm gjashtë pikë. Çereku i tretë ishte thuajse i barabartë, ndërsa ndeshja u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes.

Andrew Gordon i Trepçës realizoi pas depërtimit 5.3 sekonda pa përfunduar i gjithë dueli për rezultatin 69:67. Rashun Davis tentoi në aksionin e fundit nga tri pikë, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Trepçës.

Gordon ishte më i miri te Trepça me 22 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. Will Daniels pati 15 pikë, nëntë kërcime e tri asistime, kurse Drilon Hajrizi shënoi pesë pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Te Ylli me lojë të mirë u dallua Davis që shënoi 20 pikë, katër kërcime e tri asistime. Chris Harris shënoi pesë pikë, dhjetë kërcime e një asistim, ndërsa Valon Bunjaku e mbylli ndeshjen me 12 pikë, katër kërcime e tri asistime. Trepça pas 20 ndeshjeve ka 31 pikë, ndërsa Ylli lider ka 35 pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas brazilian në Pejë për posedim të narkotikëve

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Burri nga Prizreni raporton se i është zhdukur bashkëshortja

Vidhen 300 euro nga një xhami në Kamenicë, tentim vjedhjeje edhe në dy të tjera

Vidhen 300 euro nga një xhami në Kamenicë, tentim vjedhjeje edhe në dy të tjera

Arrestohen katër persona në Leposaviq për rrahjen e një tjetri

Rrahje në Obiliq, arrestohen pesë persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën