TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

Skuadra e Trepçës ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, pasi në serinë çerekfinale eliminoi Golden Eagle Yllin.

Trepça e eliminoi Yllin në Suharekë duke e mposhtur në ndeshjen e kthimit çerekfinale për të avancuar tutje.

Trepça triumfoi me shifrat 88:76, duke shkrirë epërsinë e Yllit që e kishte prej tri pikëve nga ndeshja e parë pas fitores në Mitrovicë 102:99.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “13 Qershori” ishte interesante dhe e fortë, sidomos në dy çerekët e parë.

Periudha e parë, i takoi Trepçës (21:19) përpara se e dyta të përfundojë pa fitues (21:21), por ekipi nga Mitrovica shkëputjen e bëri në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me dhjetë pikë dallim – 26:16.

Ylli tentoi të kthehet në lojë në dhjetë minutat e fundit por avantazhi i krijuar nga Trepça ishte i paarritshëm për ekipin nga Suhareka.

Kenneth Hasbrouck me 17 pikë dhe Akili Vining me 15 sosh, ishin më efikasit te Trepça kurse te Ylli u veçuan Brandon Huffman me 20 pikë e 14 kërcime dhe Scott Bamforth me 26 pikë të shënuara.

Për Yllin, kjo është humbja e parë në vitin 2026 pasi këtë muaj i fitoi të gjitha katër ndeshjet që i pati deri para duelit të kthimit çerekfinal me Trepçën.

Gjithashtu, në krye të skuadrës së Yllit në humbjen ndaj Trepçës, debutoi trajneri spanjoll Paco Olmos që u zyrtarizua një ditë më herët.

Trepça është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës në basketboll.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën