TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça fiton derbin ndaj Pejës pas vazhdimeve

by teve1.info
1 muaj ago
0
A A
Trepça fiton derbin ndaj Pejës pas vazhdimeve

Trepçës i është nevojitur vazhdimi prej pesë minutave për ta regjistruar fitoren s 13-të rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma, Trepça e mposhti Pejën në derbin e xhiros së 22-të, të luajtur në palestrën “Karagaçi”.

Ishte Ja’Cori Payne që në aksionin e fundit me treshe ia siguroi fitoren Trepçës me shifrat 98:95.

Koha e rregullt e takimit u mbyll me shifrat 87:87, pasi Musab Mala me treshe në sekondat e fundit siguroi vazhdimin prej pesë minutave për Pejën.

Ndeshja ishte e fortë në përgjithësi, me të dyja skuadrat që luftonin për fitore, por në fund Trepça ia doli mbanë.

Kampionia në fuqi, vazhdimin e fitoi me rezultat 11:8 dhe më efikasi te Trepça në këtë përballje ishte pikërisht Payne.

Amerikani Payne ndeshjen e përfundoi me 27 pikë, 5 kërcime e 3 asistime kurse te Peja, më efikasi ishte Cesare Edwards me 30 pikë e 17 kërcime.

Me këtë fitore, Trepça konfirmohet kampione e pjesës së rregullt me 41 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, Peja që regjistroi humbjen e tretë rresht mbetet e katërta në tabelë me 32 pikë.

 

 

87:87 Mala tresh

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën