TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça – Bashkimi, përballja e madhe e vikendit në basketboll

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Trepça – Bashkimi, përballja e madhe e vikendit në basketboll

Dy ekipet më në formë në basketbollin e Kosovës, finalistët e edicionit të kaluar të Play-Offit, Trepça e Bashkimi, ndeshen të dielën, në kuadër të javës së 17-të të Superligës.

Përballja e dy ekipeve të para në tabelë dhe pretendentëve kryesorë për trofetë në këtë edicion, i gjen ekipet në seri pozitive, ne veçanti skuadrën kampione Trepçën.

Mitrovicasit nuk dinë për humbje dhe kanë realizuar shtatë fitore rresht, që kur nisën serinë pozitive me fitore pikërisht ndaj Bashkimit në Prizren, më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Bashkimi në anën tjetër ka vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe kjo formë e dy ekipeve e bën edhe më të veçantë përballjen, sidomos pasi edhe Trepça por edhe Bashkimi në mesjavë siguruan gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës dhe janë në garë edhe për trofeun e çmuar.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë e këtij sezoni ndërmjet dy ekipeve, me Bashkimin që e kishte fituar duelin e parë në “Minatori” me rezultat të lartë, 79-93.

Por përveç ndeshjes ndërmjet të parit e të dytit në Superligë, në vikend veçohet edhe dueli ndërmjet skuadrës së tretë Pejës dhe sensacionit të këtij sezoni Borës, në vendin e katërt. Prishtinasit janë në seri prej tri fitoreve rresht duke triumfuar ndaj Prishtinës e bashkimit në këtë periudhë, kanë siguruar gjysmëfinalen e Kupës, dhe mund të kalojnë në vend të tretë, në rast të triumfi ndaj Pejës, që përveç humbjeve në kampionat u eliminua edhe nga gara e Kupës.

Dy duelet e tjera të kësaj jave janë, Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 – Sigal Prishtina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Në fokus infrastruktura, takohen Ministri i sportit e kreu i FFK-së

Në fokus infrastruktura, takohen Ministri i sportit e kreu i FFK-së

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ zhvendoset në Madrid, “Bernabéu” favorit për ta pritur ndeshjen Spanjë ‑ Argjentinë

Real Madridi monitoron Pochettinon

Real Madridi monitoron Pochettinon

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

“Këndi i Debatit” 12.03.2026

“Këndi i Debatit” 12.03.2026

Auto Draft

Gjobat e trafikut vetëm në gjuhën maqedonase-BDI: Po cenohen marrëdhëniet ndëretnike

Kush mund të shkarkoj Radomir Labanin?

“Rrezik për sigurinë kombëtare” – 8 muaj pas, Laban vazhdon punën në Kushtetuese

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

​Raport i ashpër i PE-së për Serbinë, i kërkohet ta ndjek penalisht Milan Radoiçiq

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Presidentja dorëzon komentet në Kushtetuese: Dekreti është në përputhje me Kushtetutën

NATO deklarohet për raportimet se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova

Ligjvënësit letër Rubios, kërkojnë të mos reduktohet prania ushtarake në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën