TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS-it e gjen Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë vitit 2023.

Shefi i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë, Murat Mehmeti, thotë se këto raste janë paraqitur në institucion që ai udhëheq.

Aktualisht, sipas tij, aty janë duke u trajtuar dhe mbikëqyrur 65 raste në total.

Mehmeti bën thirrje për sa më shumë testime, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

“Zbulimi i hershëm i HIV-it nënkupton edhe fillimin e hershëm të trajtimit dhe mundësinë më të vogël të paraqitjes së komplikimeve nga ky infeksion. Dihet se, nëse ky infeksion avancon dhe nuk zbulohet herët, atëherë vjen deri te dëmtimi në masë i imunitetit”, thotë Mehmeti.

Në maj të këtij viti, Radio Evropa e Lirë raportoi për mungesë të terapisë në Klinikën Infektive për trajtimin e personave me HIV/AIDS, por infektologu Mehmeti siguron se ky nuk është më rasti.

“Tash për tash qëndrojmë mirë sa i përket terapisë”, thotë ai.

Mehmeti, po ashtu, thekson se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë meshkuj të moshave të reja.

Vitin e kaluar, në Kosovë u shënuan 17 raste të reja me HIV/AIDS – shifër që paraqiti dyfishim rastesh në krahasim me vitin 2021 kur ishin regjistruar tetë të tilla.

Testime për HIV/AIDS në Kosovë bëjnë edhe disa qendra jashtë Infektives, përfshirë Qendrën për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment për këtë temë nga drejtori i kësaj qendre, Safet Blakaj, por nuk mori përgjigje.

Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Ai mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën.

Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it.

Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, HIV-i mbetet një problematikë e madhe sa i përket shëndetit publik.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në fund të vitit 2022 kanë qenë 39 milionë njerëz të prekur me HIV/AIDS – shumica prej të cilëve në rajonin e Afrikës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

“Ligji bashkon, nuk ndan”, deklarata e Kurtit nga veriu

“Ligji bashkon, nuk ndan”, deklarata e Kurtit nga veriu

Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën 10 qese me marihuanë

Arrestohen tre persona për vjedhje të stolive të arit në Prizren

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Fisnik Asllani te Borussia Dortmundi? Flet legjenda e klubit, Lars Ricken

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën