TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tre të vrarë e dhjetëra të plagosur teksa Rusia e sulmon Ukrainën me qindra raketa dhe dronë

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Tre të vrarë e dhjetëra të plagosur teksa Rusia e sulmon Ukrainën me qindra raketa dhe dronë

Rusia e ka kryer një sulm të madh me raketa dhe dronë, duke goditur rajone të ndryshme në Ukrainë mëngjesin e së shtunës. Të paktën tre njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ndodhën në nëntë rajone, në Dnipropetrovsk, Mikolaiv, Çernihiv, Zaporizhja, Poltava, Kiev, Odesa, Sumi dhe Harkiv.

“Cak i armikut ishin infrastruktura jonë, zonat e banuara dhe ndërmarrjet civile”, tha Zelensky, duke shtuar se një raketë e pajisur me municione thërrmuese e goditi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Dnipros.

“Çdo sulm i tillë nuk është domosdoshmëri ushtarake, por është strategji e qëllimshme e Rusisë për t’i frikësuar civilët dhe për ta shkatërruar infrastrukturën tonë”, shtoi ai në një deklaratë në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

Banorët qëndrojnë pranë një ndërtese banimi të dëmtuar gjatë një sulmi me raketa ruse në Dnipro, Ukrainë, 20 shtator 2025.

Të paktën 26 njerëz u plagosën në sulmin në rajonin qendror të Dnipropetrovskut, tha guvernatori lokal Serhii Lysak.

Në qytetin lindor Dnipro u dëmtuan disa pallate dhe banesa.

Në rajonin e Kievit, autoritetet lokale thanë se pati goditje në zonat e Buçës, Borispilit dhe Obuhivit, ku u dëmtuan një shtëpi dhe disa makina.

Në rajonin perëndimor të Lvivit, guvernatori Maksim Kozytsky tha se u rrëzuan dy raketa lundruese.

Rusia i lëshoi 619 dronë dhe raketa, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Në total u vërejtën 579 dronë, tetë raketa balistike dhe 32 raketa lundruese. Forcat ukrainase rrëzuan dhe neutralizuan 552 dronë, dy raketa balistike dhe 29 raketa lundruese.

“Gjatë sulmit ajror, aviacioni taktik, veçanërisht avionët F-16, vepruan në mënyrë efektive ndaj raketave lundruese të armikut. Armët perëndimore edhe një herë po dëshmojnë efektivitetin e tyre në fushën e betejës”, tha Forca Ajrore në një deklaratë./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Sarkozy do të lirohet nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore

Sarkozy do të lirohet nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore

Drejtori i BBC-së jep dorëheqje nën akuzat për paragjykim në raportim

Drejtori i BBC-së jep dorëheqje nën akuzat për paragjykim në raportim

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ nis verifikimin e votave për kryetar në balotazhin e 18 komunave

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën