Tre persona në mesin e të cilëve një i mitur janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut për posedim të substancave narkotike.
Ata janë arrestuar gjatë zbatimit të planit operativ “Lavazhi’ i zhvilluar me urdhër-kontrolli i lëshuar i nga Gjykata Themelore Mitrovicë Departamenti i Krimeve të Rënda.
Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje 48-orë.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi në cilësi të provave materiale: 19 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë pesha 184.8 gr, 25 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë pesha 85 gr, njëmijë e tetëdhjetë euro para të gatshme, dy peshore digjitale, tri automjete, tre telefona dhe dëshmi tjera relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë..