TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

nga Tëvë1
7 Qershor, 2025
0
A A
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Rusia ka kryer sulme masive përgjatë natës në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, derisa qytetarët kanë thënë se ky ka qenë sulmi më i fuqishëm prej nisjes së luftës së Moskës në tokën ukrainase, më 2022.

Si pasojë e sulmeve janë vrarë tre persona dhe janë plagosur 22 të tjerë, sipas kryetarit të qytetit, Ihor Terekhov dhe autoriteteve rajonale.

Sulmi ka nisur në orët e hershme të 7 qershorit. Banorët kanë raportuar për valë shpërthimesh teksa forcat ruse kanë nisur vazhdimisht raketa dhe dronë.

Kryetari i Harkivit e ka përshkruar, gjithashtu, sulmin si “ ofensivën më të fuqishme prej nisjes së luftës”, dhe që janë shënjestruar ndërtesa banimi, institucione edukative dhe infrastrukturë kritike.

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar se Rusia ka nisur 215 dronë dhe raketa dhe që 174 janë rrëzuar apo neutralizuar.

Harkivi gjendet vetëm pak kilometra prej kufirit rus, dhe është përballur me bombardime të ashpra përgjatë konfliktit të nisur tre vjet më parë.

Ky përshkallëzim raportohet teksa zhvillohen negociata për armëpushim dhe pas një operacioni ukrainas me dronë që ka dëmtuar asete ushtarake ruse, përfshirë aeroplanë ushtarakë në thellësi të territorit rus, çka ka turpëruar Kremlinin.

Përgjatë një konference për media, më 5 qershor, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump e ka krahasuar luftën në Ukrainë me përplasjet mes fëmijëve.

“Ndonjëherë i shihni dy fëmijë të vegjël duke luftuar si të çmendur, që urrejnë njëri-tjetrin dhe po luftojnë në park. Ndonjëherë është më mirë që t’i lejojmë që të luftojnë edhe për një kohë dhe më pas t’i ndalim”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka kundërshtuar analogjinë e Trumpit,

“Ne nuk jemi fëmijë me Putinin në hapësirën e një parku. Ai është vrarës që ka ardhur në park për të vrarë fëmijë”, ka thënë Zelensky në një intervistë./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dymbëdhjetë ditë në Gaza: Çfarë ndodhi ndërsa bota drejtoi sytë nga konflikti Izrael- Iran?

Dymbëdhjetë ditë në Gaza: Çfarë ndodhi ndërsa bota drejtoi sytë nga konflikti Izrael- Iran?

Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë

Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë

Mijëra foshnje në rrezik urie në Gaza, mjekët paralajmërojnë “katastrofë të heshtur”

Mijëra foshnje në rrezik urie në Gaza, mjekët paralajmërojnë “katastrofë të heshtur”

Vijojnë sulmet në Gaza: 116 palestinezë të vrarë dhe 463 të plagosur në 24 orët e fundit

Vijojnë sulmet në Gaza: 116 palestinezë të vrarë dhe 463 të plagosur në 24 orët e fundit

U bllokua nga serbët, rihapet rruga për në Merdare

U bllokua nga serbët, rihapet rruga për në Merdare

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Dështimi i radhës për Kuvendin – partitë politike i përgjigjen ftesës së Osmanit

Dështimi i radhës për Kuvendin – partitë politike i përgjigjen ftesës së Osmanit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Dënohet me 4 vite burg polici që shkaktoi aksidentin fatal – familja e viktimës kërkon drejtësi

Dënohet me 4 vite burg polici që shkaktoi aksidentin fatal – familja e viktimës kërkon drejtësi

Vihet gurthemeli, Zubin Potoku me stacion të ri policor

Vihet gurthemeli, Zubin Potoku me stacion të ri policor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X