Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, në dy javën e fundit.
Ndërkohë, janë regjistruar 661 raste pozitive.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, grupmosha më e prekur është ajo 50-59 vjeç me 119 raste. Mosha mesatare e të prekurve me COVID-19 është 49.3 vjeç.
IKSHPK-ja ka përsëritur se vaksinimi është masa mbrojtëse më efikase, sidomos ndaj formave të rënda të sëmundjes./teve1.info/