Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Drenas – Skenderaj.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas -Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./teve1.info/