TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Meksika përgatitet për deportimet masive pas paralajmërimve nga Trump

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Meksika përgatitet për deportimet masive pas paralajmërimve nga Trump

Foto: AP

Meksika ngriti tenda të mëdha në kufirin me SHBA-në të mërkurën, ndërsa po përgatitej që presidenti Donald Trump të përmbushte premtimin e tij për të kryer deportime masiv.

Enrique Serrano, një zyrtar në shtetin Chihuahua, ku ndodhet Ciudad Juárez, ka thënë se tendat e ngritura për të dëbuarit meksikanë ishin vetëm faza fillestare e një operacioni të mundshëm më të madh dhe autoritetet do të rrisin kapacitetet nëse numri I emigrantëve do të rritej. Ai sugjeroi se emigrantët nga vendet e tjera të dëbuar nga SHBA do të zhvendoseshin në kryeqyetin e Meksikës ose rajone jugore të Meksikës, siç kanë bërë më parë .

Nogales, Meksikë – përballë Nogales, Arizona – njoftoi se do të ndërtonte strehimore në fusha futbolli dhe në një gjimnaz. Qytetet kufitare të Matamoros dhe Piedras Negras kanë nisur përpjekje të ngjashme.

Numri i njerëzve të deportuar të martën ishte më i ulët se mesatarja ditore prej rreth 500 vitin e kaluar, vuri në dukje presidentja meksikane Claudia Sheinbaum në konferencën e saj të përditshme për shtyp. Dhe shumë strehimore kufitare që kanë ofruar prej kohësh strehë për migrantët mbetën relativisht bosh ndaj niveleve në rritje të migrantëve të parë vetëm një vit më parë, raporton AP.

Megjithatë, krerët e atyre strehimoreve të emigrantëve si José María Garcia, drejtor i strehës së Tijuana Movimiento Juventud 2000 po përgatiteshin për atë që mund të vinte.

“Dëbimet masive në Shtetet e Bashkuara dhe ardhja e mijëra emigrantëve nga jugu mund të pushtojnë qytetin e Tijuana-s dhe qytetet e tjera kufitare, duke krijuar një krizë,” tha ai.

Qeveria meksikane po ndërton nëntë strehimore në qytetet kufitare për të pritur të dëbuarit. Ajo ka thënë se do të përdorë gjithashtu objektet ekzistuese në Tijuana, Ciudad Juarez dhe Matamoros, për të pranuar emigrantë, takimet e të cilëve për të kërkuar azil në SHBA u anuluan në Ditën e Inaugurimit.

Pasi u zotua për të ndryshuar në mënyrë dramatike politikat e kufirit dhe të imigracionit, të hënën Trump hoqi programin e njohur si CBP One që lejonte azilkërkuesit të caktonin takime në telefonat e tyre përpara se të mbërrinin në kufi, duke siguruar një shkallë rregulli. Të mërkurën, Pentagoni njoftoi se do të dërgonte deri në 1500 trupa në detyrë active në kufi.

Ndërkohë, Garcia, kreu i strehës së emigrantëve në Tijuana, tha se po zhvillohen diskutime se si të ndihmohen qytetet kufitare të përgatiten për atë që ata presin të jetë një fluks njerëzish. Qeveria meksikane ka thënë gjithashtu se do të dërgojë me autobus disa të dëbuar në shtëpitë e tyre në brendësi të Meksikës dhe gjithashtu do t’u sigurojë migrantëve të deportuar kartat prej 2,000 pesos, ose rreth 100 dollarë, pas mbërritjes në kufi për të mbuluar nevojat e tyre themelore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Koçeku: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Koçeku: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën