TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina

by teve1
34 minuta ago
0
A A
Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Morinës, i cili akuzohet për krime lufte në fshatin Burim të Malishevës, në seancën e së enjtes u dëgjuan tre dëshmitarë.

Dëshmitari Vesel Morina tha se në Burim, kur kishte 13 vjeç dhe ku ishin mbledhur afro 1 mijë banorë së bashku me forcat serbe, kishte parë të uniformuar dhe me armë në dorë të akuzuarin Morina.

“Ka pas afërsisht 1 mijë persona, shqiptarë kanë qenë krejt. Ramadan Morinën e kemi pas 40-50 metra afër që u sjellë. Armë ka pas të gjatë si kallash”, tha dëshmitari Morina.

Dëshmitari tha se të akuzuarin Ramadan Morina e njihte edhe nga prindërit e tij, duke shtuar se ngjarjen ku e kishte parë atë, ndodhi më 31 mars 1999.

Dëshmitari Morina shtoi se prej datës 30 deri më 31 mars ishin larguar nga fshati për shkak të bombardimeve dhe kishin vendosur të shkonin në fshatin Burim, si një vend më i fshehtë dhe me siguri për jetesë.

Ai tha se në atë vend ishin diku afro 1 mijë persona dhe se ishte dhënë urdhër që të ndahen burrat në një pjesë, për çka shtoi se pasi që kishin vazhduar gratë dhe fëmijët, në të njëjtin vend ishin masakruar- vrarë 34 apo 35 persona nga forcat serbe, e që i vdekur tha se kishte mbetur edhe babai i tij.

Dëshmitari Morina tha se të akuzuarin e ka pasur fqinj diku dy-tri shtëpi larg nga shtëpia e tij dhe se nuk kanë pasur probleme të asnjë natyre.

Dëshmitari Morina mohoi se në vendin ku ishin vendosur në fshatin Burim të ishte edhe familja e të akuzuarit Ramadan.

Po ashtu, Morina tha se gjatë kohës sa janë larguar nga fshati Burim për të shkuar në Shqipëri si destinacion të fundit, ishin përcjellë nga forcat serbe.

Ai rrëfeu se si disa kuaj që i kishin lëshuar forcat serbe, kishin hipur mbi popullsinë civile.

“E kanë mbush oborrin me kuaj edhe i kanë qel dyert e oborrit. Kuajt kanë vrapu mbi popullatë”, tha Morina.

Gjithashtu, dëshmitari përmendi edhe personin Shukri, duke thënë që në vendin ku ishin fshehur në fshatin Burim e që i kishin gjetur forcat serbe, e kishte marrë vëllanë e tij nga duart e nënës së tij.

Paraprakisht, dëshminë e dha edhe Xhylie Dredhaku, duke rrëfyer se më 31 mars 1999 në fshatin Burim ku ishin të vendosur, kishte mbetur i vrarë burri saj.

Dëshmitarja tha se nuk e kishte parë të akuzuarin në vendin ku ishin mbledhur civilët.

Sipas dëshmitares, kishte situata që u kishin dhënë para forcave serbe vetë që të shpëtonin jetën e tyre.

Po ashtu, u dëgjua edhe dëshmitari Jakup Morina, i cili tha se i vrarë në fshatin Burim të Malishevës kishte mbetur babai i tij.

Tha se të akuzuarin Ramadan e njeh si banor të fshatit Ostrazub, por shtoi se nuk e ka parë në kohën kur ka ndodhur masakra nga forcat serbe në fshatin Burim apo kur ato forca i kishin përcjellë për në Shqipëri.

Tre dëshmitarët rrëfyen se shtëpitë e tyre ishin djegur dhe shkatërruar nga forcat serbe.

Ndryshe, Morina u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare më 30 dhjetor 2025.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të ngritur më 17 dhjetor 2025, Ramadan Morina akuzohet se gjatë periudhës kohore 1998 -1999, në kohën e luftës në Kosovë, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, keqtrajtime fizike dhe psikike, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Vrasje: Në pikën e parë të aktakuzës, Morina ngarkohet se më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, konkretisht në vendin e ashtuquajtur “Vrella e Mihillit”, gjatë një aksioni të forcave policore dhe ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri, të gjithë të armatosur dhe të uniformuar, me tanke, autoblinde dhe forca këmbësori, rrethuan zonën ku ishin strehuar rreth 1 mijë civilë shqiptarë të dëbuar nga disa fshatra të Malishevës, më pas forcat serbe i detyruan civilët të dalin në një livadh.

Aty thuhet se nga gratë dhe fëmijët t’i ndanë 35 burra civilë shqiptarë, duke i detyruar të rreshtohen, ndërsa të tjerët u detyruan që të largoheshin nën përcjelljen dhe kërcënimin e armëve, më pas një pjesëtar i forcave policore serbe shtiu rafall me një pushkë automatike në drejtim të viktimave, duke vrarë 34 civilë të nacionalitetit shqiptar.

Aktakuza thotë se i dëmtuari, dëshmitari Nuredin Morina i mbijetoi masakrës duke rënë në tokë dhe duke u shtirë sikur kishte vdekur dhe më pas arriti që pas një kohe të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa të nesërmen forcat policore dhe ushtarake serbe u kthyen përsëri në vendin e ngjarjes dhe me qëllim që t’i zhduknin dhe fshihnin gjurmët e krimit, i masakrojnë trupat, i djegin dhe i shpërndajnë kufomat e viktimave nëpër rrugë të fshatit.

Dëbim: Në pikën e dytë, Prokuroria ngarkon të akuzuarin Morina për dëbim, ku sipas aktakuzës gjatë një aksioni të forcave policore dhe ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri Ramadan Morina, me artileri të rënde i bombardon fshatrat Dragobil, Astrazub, Shkozë, Marali, Burim etj, ndërsa më 31 mars 1999 të armatosur me armatim të rëndë, dhe të uniformuar, shkojnë tek vendi i quajtur “Vrella e Mhillit” në fshatin Burim, ish-Joviq, i ndajnë burrat nga gratë, duke i detyruar gratë të shkojnë në fshatin Carravar, dhe i vendosin në një shkollë.

Ndërsa, thuhet se të nesërmen nën kërcënimin e armëve i detyruan që të shkojnë në qytetin e Malishevës, e aty në mënyrë të organizuar i obligojnë që në kolonë të largohen në drejtim të Shqipërisë.

Shkatërrim apo plaçkitje e pasurisë: Në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se Morina mori pjesë në shkatërrim dhe plaçkitje të pasurisë, pasi forcat policore dhe ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri, të armatosur dhe të uniformuar, vodhën dhe shkatërruan pasurinë e popullsisë civile e cila nuk ishte e përfshirë në luftë.

Aktakuza thotë se më datë 31 mars 1999, në fshatin Burim, në vendin e quajtur “Vrella e Mihillit” në Malishevë me rastin e vrasjes së 34 civilëve shqiptarë, të pandehurit plaçkitën të dëmtuarit duke ua marrë paratë, stolitë dhe sendet me vlerë, e pastaj dogjën dhe shkatërruan automjetet dhe traktorët që civilët i kishin me vete, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Për këto veprime, i akuzuari Morina akuzohet se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e paraparë si “Krim kundër njerëzimit” e sanksionuar me nenin 143 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i EULEX-it vlerëson SHKK-në: Lider në rajon, shembull për shumë shtete evropiane

Shefi i EULEX-it vlerëson SHKK-në: Lider në rajon, shembull për shumë shtete evropiane

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Vdekja e një personi në Mitrovicë, intervistohet një person për “Mosdhënie të ndihmës”

Rrustemi: Jemi për ta votuar njërin prej 22 deputetëve të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit

​Rrustemi: LVV-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Të dielën protestë në Shkup kundër vendimit të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën