TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Trazirat” që shkaktoi plani franko-gjerman në procesin e dialogut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
A është e mundur marrëveshja pa njohjen Kosovë – Serbi?  

Përveç zyrtarëve të BE-së, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak, në procesin e dialogut filluan të angazhohen edhe përfaqësues të vendeve tjera. Por, kjo nuk është që kishte ndonjë dinamikë të  vërejtshme në ecurinë e procesit.

Për qartësimin tutje të negociatave ishte jetik qëndrimi i dy motorëve të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës. Në Kosovë, shpesh shprehej opinioni që për të ardhmen e raporteve Kosovë – Serbi, mungon uniteti, franko-gjerman.

I ri-konfirmuari si president i Francës në mandatin e tij të dytë, Emmanuel Macron dhe kancelari i ri gjerman Olaf Scholz,  dërguan këshilltarët e tyre për të asistuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu, përfshirja e gjermanit Jens Plötner dhe francezit Emmanuel Bonne, sollën një dinamikë të re në sistemin e dialogut.

Që nga ardhja e tyre në fillim të muajit shtator, në opinionin publik të vendeve të përfshira në negociata filloi të flitej, se Plötner e Bonne me vete kanë sjellë një dokument që më vonë do të quhej si plani franko-gjerman.

Fillimisht qarkullonte në suazat e një dokumenti “non paper” ose “jozyrtar”, por për pak ditë autoritetet nga Beogradi filluan disi ta pranojnë ekzistencën e tij. Nga Qeveria e Kosovës e mohonin se emisarët kanë sjellë ndonjë platformë për dialogun.

“Nuk ka kornizë të re të dialogut, ka diskutime për kornizën e përgjithshme e cila në fakt ka qenë një nga dy pikat kryesore të takimit të 18 gushtit në Bruksel, e për të cilën pikë tashmë ju e dini që kryeministri Kurti ka dhënë një propozim konkret me përplot gjashtë kapituj që e parasheh dhe e akomodon marrëveshjen ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së PDK-së.

Më vonë doli, që emisarët kishin kërkuar nga palët që të mos flisnin për Planin franko-gjerman, por që ekzistenca e tij u bë e pamundur që të kamuflohej më. Kështu që edhe në Kosovë, kishin filluar ta pranonin që ka diçka në këtë drejtim.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Për disa ditë, ky plan mbeti vetëm një enigmë. Pakkush e kishte parë dhe e dinte se çfarë saktë përmbante ai. Vetëm pas takimit, të kryeministrit Kurti me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ky i fundit i bëri të ditura disa detaje.

Pyetja e parë që lindi në këto rrethana, ishte se a garanton njohjen e ndërsjellë Plani franko-gjerman?

Emisari amerikan, Gabriele Escobar, gjatë vizitës në Kosovë, për herë të parë e përmendi mundësinë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, e më pastaj të vije njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

E nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, kishte deklaruar, se në bazë të asaj çfarë ka parë nga plani franko-gjerman, parashihet të ketë njohje të realitetit.

“A keni parë ju në këto dokumente ndonjë kërkesë të atyre që i shkruajnë që i propozojnë, që Serbia duhet ta njoh Kosovën? Ka elemente të cilat e bëjnë të qartë njohjen e realitetit në Kosovës, d.m.th të cilat munden me hap rrugë të tjera, por prap se prap unë po mendoj që të gjitha janë dokumente pune nuk ka dokument definitiv, nuk ka dokument përfundimtar”, ka thënë Gjini.

Pavarësisht asaj se si ky dokument e shihte njohjen mes dy vendeve liderët evropian gjatë Samitit të Berlinit i dhanë mbështetje këtij propozimi.

“Është e saktë se konfliktet të cilat janë trashëguar në Ballkan duhet të zgjidhen. Tash kemi arritur disa hapa të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet një mirëkuptim. Ne dhe qeveria franceze jemi duke u mundur ta bëjmë të realizueshme dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të lëvizin përpara dhe të arrihet një marrëveshje. Kjo kërkon fuqi dhe durim të madh”, ka thënë Olaf Scholz, kancelari gjerman.

“Nga Komisioni Evropian propozimi franko-gjerman ka përkrahje të plotë, integrimi i tij në dialog është i nevojshëm. U bëjmë thirrje të dyja palëve të ecin para në këtë, pasi është urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet”, ka thënë Ursula Von Der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e kishte cilësuar këtë plan si më të afërt me qëndrimet e Serbisë se sa të Kosovës. E kryeministri Kurti e konsideron si bazë të mirë për të ecur tutje.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, i kishte pranuar edhe përgjigjet e Kosovës e Serbisë, në lidhje me këtë propozim.

E në një intervistë në tëvë 1 zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dha detaje rreth qëndrimit që Kosova ia ka dërguar Bashkimit Evropian në lidhje me këtë plan.

“Tash alternativat janë ose heqja dorë nga marrëveshja finale, ose kalimi në një marrëveshje dyfazore. Për momentin ata mendojnë që ja vlen të hyhet në marrëveshje dy fazore, nuk ka garancion që pala serbe do e pranojë, ne mendojmë që pala serbe e ka refuzuar, andaj edhe për t’i ikur kritikave eventuale për largim ose refuzim të planit ata kanë krijuar,… në Kosovë, në mënyrë që ta detyrojnë Brukselin të merret me menaxhim ditor të krizave e të zhvendos fokusin nga marrëveshja për normalizim të plotë… Ne i kemi dërguar 5 faqe me qëndrimet tona për këtë plan”, ka thënë Bislimi.

Komentet që Kosova e Serbia i kishin dërguar BE-së në lidhje me Planin franko gjerman, kishin sjell edhe një version të ri të tij. Kryeministrit Albin Kurti në Kosovë dhe presidentit serb Vuciq, versionin e ri të këtij plani, ua kishte sjellë emisari Miroslav Lajcak.

Këtë e bëri të ditur shefi i diplomacisë Evropiane, Josep Borrell në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Tiranë me 6 dhjetor.

“Versioni i fundit i tekstit është dërguar dje në Beograd dhe sot në Kosovë. Palët duhet të angazhohen tani në një diskutim serioz, sepse ky është një moment, ku ka një mundësi të madhe”, ka thënë Josep Borrell, përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Pavarësisht ndryshimeve në Planin franko-gjerman, qëndrimi i institucioneve të Kosovës për të nuk ka ndryshuar. Lidershipi vendës vazhdon të mendojë që ky dokument është bazë e mirë për të ecur përpara. Ndërsa, në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur i pakënaqur për këtë, pasi ka deklaruar se teksti i ri i planit franko-gjerman, nuk është përmirësuar në pjesët ku ka kërkuar Serbia.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën