TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trajneri i Suedisë, Tomasson: Kosova fitoi me meritë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Trajneri i Suedisë, Tomasson: Kosova fitoi me meritë

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson e ka cilësuar si të merituar fitoren e Kosovës të hënën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët kanë bërë befasinë e madhe duke mposhtur skandinavët me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupi B, ku golat u shënuan nga Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes, trajneri i Suedisë, Tomasson, e cilësoi si të merituar fitoren e Kosovës, teksa tregoi dobësitë dhe mangësitë e ekipit të tij.

“Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë (fitoren)”, ka thënë fillimisht Tomasson.

“Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”.

“Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë”.

“Por, mos të harrojmë që kemi fituar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja”.

“Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, përfundoi përzgjedhësi i Suedisë.

Ndryshe, në ndeshjen e ardhshme në tetor, Kosova e pret Slloveninë, teksa Suedia udhëton te Zvicra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

Muriqi nuk largohet nga Fenerbahçe

Iliana Yotova bëhet presidentja e parë grua e zgjedhur e Bullgarisë

Iliana Yotova bëhet presidentja e parë grua e zgjedhur e Bullgarisë

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

​Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar në Ferizaj

Protesta kundër Ramës në ditën e 21-të, studentët marshojnë në universitete për zgjerimin e lëvizjes

Protesta kundër Ramës në ditën e 21-të, studentët marshojnë në universitete për zgjerimin e lëvizjes

​Murati: Në vitin 2027 bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro

​Murati: Në vitin 2027 bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

​Veton Elshani tani në krye të Departamentit Kufitar

Për të gjashtën ditë radhazi protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për të gjashtën ditë radhazi protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën