TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trainkos: Jemi të përkushtuar të bëjmë më të mirën për punëtorët

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Trainkos: Jemi të përkushtuar të bëjmë më të mirën për punëtorët

Ndërmarrja publike “Trainkos ” në lidhje me grevën e përgjithshme të punëtorëve ka bërë të ditur se është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për rikthimin e plotë të funksionalitetit të ndërmarrjes.

Në një përgjigje për Tëvë1 kanë thënë se brenda mundësive të tyre janë të përkushtuar të bëjnë më të mirën për punëtorët, edhe pse sipar tyre gjendjen aktuale e kanë të trashëguar.

“Sa i përket grevës së përgjithshme të punëtorëve, po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që ndërmarrja të funksionojë plotësisht. Brenda mundësive që kemi, jemi të përkushtuar të bëjmë më të mirën për punëtorët. Megjithatë, siç e kemi theksuar edhe më herët, gjendjen aktuale e kemi trashëguar dhe jemi duke punuar intensivisht që të vëmë gjërat në lëvizje positive”, thuhet në përgjigje.

“Trainkos” po ashtu ka njoftuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Ekonomisë, si institucionet përgjegjëse për subvencionimin e ndërmarrjes.

“Aktualisht jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Ekonomisë, të cilat janë përgjegjëse për subvencionimin e ndërmarrjes Trainkos Sh.A.. Në të gjitha takimet e mbajtura me përfaqësuesit përkatës, kemi ngritur në mënyrë të përsëritur si çështje të rëndësishme mosfunksionalizimin e linjës hekurudhore nr. 10 (Prishtinë – Han i Elezit), një projekt që është dashur të përfundojë që nga viti 2021”, theksohet në përgjigjje.

Tutje thuhet se kjo linjë është jetike për transportin hekurudhor të mallrave dhe se mbyllja e saj ‘ka rezultuar në humbjen e shumë klientëve të cilët kanë shprehur interesim për bashkëpunim’.

“Kjo linjë është jetike për transportin hekurudhor të mallrave, dhe mbyllja e saj ka rezultuar në humbjen e shumë klientëve të cilët kanë shprehur interesim për bashkëpunim. Për fat të keq, kemi qenë të detyruar të refuzojmë kërkesat e tyre për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbimin. Nëse kjo linjë do të ishte funksionale, ndërmarrja brenda këtij viti do të kishte gjeneruar të ardhura pozitive. Ndërkohë, siç dihet, sektori i transportit të udhëtarëve mbulohet përmes subvencioneve shtetërore”, bëhet e ditur në fund.

Ndryshe, punëtorët e “Trainkos” e “Infrakos”, të hënën kanë protestuar për herë të dytë brenda majit me kërkesën për rritje page, ndërsa është paralajmëruar edhe grevë e përgjithshme.

Protesta e dytë – Punëtorët e Hekurudhës protestojnë përsëri, shkak pagat e ulëta

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën