TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedia në Shtime nxjerr në pah problemet me objektin: Banorët jetojnë pa pranim teknik

Me 5 korrik një 46-vjecare humbi jetën tragjikisht në Shtime, kur aksidentalisht ra nga kati i tretë i një objekti në të cilin punimet nuk kanë përfunduar. E rastet e tilla kur banorët detyrohen të investojnë vet në njësitë banesore, në Ferizaj thonë se janë të shpeshta. Për këtë rast, prokuroria nisi hetimet.

by tëvë1
3 muaj ago
1 0
A A

Një rast i rëndë tronditi Shtimen me 5 korrik.

Kjo meqë nga kati i tretë i kësaj ndërtese në rrugën “12 Qershori”, aksidentalisht ra një 46-vjeçare.

Kjo e fundit dyshohet se po i pastronte dritaret kur kangjellat dolën nga vendi.

E në objektin ku ndodhi tragjedia, banorët thonë se punimet nisën gati 10 vjet më parë.

Pavarësisht se këto punime ende nuk kanë përfunduar, shihet se disa familje kanë filluar jetën në të.

Prapa kamerës këta thonë se u detyruan që me mjetet e tyre, t’i bëjnë gati njësitë banesore për jetesë.

Nëse janë të njoftuar me këtë çështje, Tëvë1 ka pyetur në Departamentin e Inspektimit e Ndërtimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nga ky Departament thonë se objektet e kategorisë së dytë, nuk janë kompetence e tyre.

“Të gjitha pyetjet e adresuara në e-mailin më poshtë janë në kompetencë të organeve kompetente të Komunës së Shtimes. Inspektorati i MMPH-së bazuar në dispozitat e përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L-110 për Ndërtimin është kompetent për mbikqyerjen inspektuese të objekteve të kategorisë III-të dhe nuk ka kompetencë të inspektimit të objekteve të kategorisë II-të, konkretisht për rastin e përshkruar në objektin shumë banesor. Prandaj ju njoftojmë që nuk posedojmë asnjë informacion në lidhje me objektin në fjalë”, ka njoftuar MMPHI.

E nga Komuna e Shtimes thonë se nuk kanë lëshuar leje për banim në këtë ndërtesë.

“Komuna e Shtimes shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e rëndë të ndodhur, e cila rezultoi me humbjen e jetës së një gruaje. Objekti në fjalë është pajisur me leje ndërtimore më datë 09.08.2017. Megjithatë, ai ende nuk është pajisur me pranim teknik nga Komuna, pasi punimet ndërtimore nuk kanë përfunduar. Për pasojë, Komuna nuk ka lëshuar leje për shfrytëzim apo banim të objektit”,u shpreh Hyseni.

Pavarësisht se shihet që jetesa në këtë objekt ka kohë që ka filluar, nga komuna shtojnë se inspektimet kryhen në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat në fuqi.

E për këtë rast, thonë se janë njoftuar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka udhëzuar dhe autorizuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese, me qellim te zbardhjes se gjitha rrethanave të këtij rasti. Aktualisht, Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve dhe informatave përkatëse, të cilat do të analizohen dhe vlerësohen në kuadër të procedurës hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Por, nga organizata joqeveritare “Avonet” thonë se rastet kur investitorët nuk i përfundojnë punimet me kohë, janë të shumta.

Ky fenomen, sipas Kenan Gashit”, po i detyron banorët të bëjnë zgjidhje vet.

Ndryshe, për këtë rast, Tëvë1 ka raportuar ekskluzivisht edhe me 6 korrik.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Shiti pronat e xhaxhait duke falsifikuar dokumente, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën