Të martën paradite, Afrim Tovërlani u prezantua si trajner i ri i Prishtinës kurse pasdite menjëherë ka nisur punën e tij me skuadrën e tij të re.
Tovërlani u rikthye në krye të Prishtinës pas 11 vjetësh dhe në këtë post ka zëvendësuar Arsim Thaqin e larguar.
Tovërlani te Prishtina do të debutojë këtë vikend, në duelin e xhiros së 15-të kundër Prishtinës së Re.
Prishtina, aktualisht prinë në Superligë me 26 pikë dhe nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit.









