Roma ka pësuar disfatë në shtëpi të martën mbrëma nga Torino për Kupë të Italisë.
Me disfatën e pësuar 3:2, Roma u eliminua nga Kupa e Italisë, ndërsa Torino avancon në çerekfinale.
Torinos ia siguroi kalimin tutje goli i shënuar në minutën e 90-të nga Emirhan Ilkhan.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli ishte prej më të mirëve në fushë.
Ismajli luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa Torino në çerekfinale të Kupës së Italisë, do të përballet me Interin.










