TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shoqëria civile s’pret rezultate nga strategjia për luftim të korrupsionit

nga TËVË 1
5 Mars, 2023
0
A A
Shoqëria civile s’pret rezultate nga strategjia për luftim të korrupsionit

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelin e strukturave për hartimin e strategjisë për luftimin e korrupsionit, po vlerësohet si i vonuar. Madje, shoqëria civile shprehet skeptike edhe për rezultatet që mund të japë kjo strategji.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), konsideron se veprim i ekzekutivit kosovar për të ndërmarrë hapa drejt hartimit të kësaj strategjie, është vonesë disa mujore.

Ai thotë se ndonëse strategjisë për luftimin e korrupsionit nuk kanë munguar, përsëri nuk ka pas rezultate në këtë drejtim.

“Mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në Kosovë asnjëherë nuk ka ardhur si rezultat i mungesës së strategjisë të caktuara, ka pasur strategji të ndryshme kundër korrupsion, mirëpo mungesa e vullnetit politik për të zbatuar këto strategji dhe për të ndërmarrë të gjitha veprimet ka qenë arsyeja pse nuk kemi pas rezultate kundër korrupsion. Për këtë strategji nuk mund të themi se është diçka e keqe, mirëpo në vetvete si veprim derisa nuk ka veprime konkrete në bazë të kësaj strategjie, nuk mund të themi se paraqet rezultat në luftën kundër korrupsionit”, thotë ai.

Shala nga IKD kërkoi qasje gjithëpërfshirëse për hartimin e kësaj strategjie, pasi konsideroi se duhet vullnet politik por edhe institucional për zbatimin e saj.

Sipas tij, mbikëqyrja e kësaj strategjia nga Agjencia Kundër Korrupsion nuk paraqet siguri se veprimet dhe rekomandimet e strategjisë do të zbatohen.

“Ne besojmë që strategjia duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse tani më i kemi disa dokumente shumë të rëndësishme që rrjedhin nga rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, siç është strategjia për sundimin e ligjit dhe në bazë të kësaj strategjie dhe të qasjes ndërinstitucionale duhet të parashihen veprime për të gjitha institucionet. Mirëpo, në vetvete përfshirja e këtyre veprimeve nuk mund të themi se paraqet rezultat përderisa për zbatimin e këtyre veprimeve dhe për gjenerim të rezultateve nuk ka vullnet si nga qeveria si nga institucionet ligj-zbatuese apo institucionet e sistemit të drejtësisë… Përkundër faktit që është ndoshta pozitive që vetëm është një mekanizëm për monitorimin e kësaj strategjie, prapë se prapë nuk mund të themi se objektivisht garanton siguri shumë të madhe për zbatimin e rekomandimeve të caktuara”, shprehet Shala.

Edhe nga Lëvizja Fol e konsiderojnë si të vonuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për nisjen e punës për hartimin e strategjisë për luftim të korrupsionit.

Viona Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen “FOL”, nënvizon se afati deri në dhjetor i dhënë për përfundimin e draftit të kësaj strategjie krijon mundësi për mosluftim të kësaj dukurie, raporton KP.

“Ky vendim i qeverisë është pothuajse një vendim shumë i vonshëm për shkak se janë bërë 2 vite që nuk kemi strategji të qartë, e cila vepron kundër korrupsionit, kështu që, shpresojnë që kjo strategji të miratohet dhe të bëhet sa më shpejt. Mirëpo, edhe afati që është dhënë në vendimin e qeverisë është shumë i vonshëm për shkak se grupi punues ka afat deri në 1 dhjetor të dorëzoj hartimin e strategjisë dhe ky afat është prapë i tejzgjatur për shkak se kjo vonesë dëmton shumë edhe institucionet tjera dhe nuk arrihet qëllimi për luftimin e korrupsionit as në këtë vit për shkak të mosmiratimit të kësaj strategjie deri në fund të vitit”, deklaron Bunjaku.

Ajo kritikon Qeverinë e Kosovës për mospërfshirje të shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e kësaj strategjie, derisa shpreson që do të hartohen hapa konkret për parandalimin e korrupsionit.

“Po shpresojmë shumë që ky grup punues të punoj në hapa konkret që do t’i prekte ato institucione se duhet t’i luftojnë korrupsioni, pasi që i dimë edhe statistikat e viteve të kaluara nuk përkojnë shumë me rezultat të mirë, por presim që kjo strategji të jetë një strategji e duhur”, thekson ajo.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka themeluar strukturën, e cila do të merret me draftimin e strategjisë, e cila sipas vendimit, duhet të finalizohet deri më 1 dhjetorin e sivjetmë.

Strukturat për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit, të udhëhequr nga komisioni ministror kanë këtë përbërje: Hekuran Murati kryesues dhe anëtarë: Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvnolli.

Ekzekutivi po synon që këtë strategji ta miratojë në fund të vitit.

Tags: luftimi i korrupsionitShoqeria Civilestrategji
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X