Policia e Kosovëska bërë të ditur se kreut të FFK-së, Agim Ademi i është dërguar ftesa për intervistim ditën e nesërme.
“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.
Policia ndërkaq ka konfirmuar se një zyrtar i FFK-së është intervistuar ditën e sotme.
“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, ka njoftuar PK-ja.