tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Tjetër aksident, pas Podujevës dhe Graçanicës edhe në Gjilan

tëvë1 nga tëvë1
16/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresalcë të Gjilanit.

Siç bëjnë të ditur lexues të teve1.info në aksident janë të përfshirë dy vetura, njëra nga to taxi.

Lexuesit kanë thënë se në vend të ngjarjes janë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, derisa kanë thënë se kolonat janë të gjata në aksin rrugore, Gjilan-Prishtinë.

Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Gjilanit të cilët e kanë konfirmuar aksidentin, por detaje më shumë nuk kanë treguar, sipas tyre deri në një moment të dytë.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Agron Burovci.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Llapnasellë –Graçanicë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për teve1.info tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Krasniqi: Vuçiq ishte kundërthënës, gënjeshtar e i frikësuar

24/09/2023

Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon

24/09/2023

Dugolli: Vuçiqin e nervozon profesionalizmi i Policisë së Kosovës

24/09/2023

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.