TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tirana gati për t’i pritur dhjetëra mijëra protestues kundër Gjykatës Speciale

Në një konferencë për media, kreu i OVL - UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se 60 autobusë nga Kosova do të nisën të premtën në Tiranë, në protestën e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së që po gjykohën në Hagë. Kurse nga Tirana, thonë se protesta do të jetë më e madhja në historinë tonë kombëtare.

by Fidan Zejnullahu
11 muaj ago
1 0
A A

Është sheshi që mban emrin e kryeheroit në Tiranë.

E pasditen e 17 tetorit, do të jetë nikoqire e shqiptarëve nga e gjithë bota.

Kjo meqë Organizata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë, ka thirrur edhe një protestë, në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, që ndodhën në paraburgim në Hagë.

Sipas OVL-UCK-së, vetëm nga Kosova, do të udhëtojnë mijëra mbështetës.

“Mendoj se numri i qytetarëve do të jetë bukur i madh që vetëm nga Kosova i kemi mbi 60 autobusë të konfirmuar nga shoqatat nga tri shoqatat që ne jemi duke organizuar duke falënderuar kryetarët e komunave që na kanë mundësuar transportin”, është shprehur Gucati.

Gucati shtoi se pjesëmarrjen në këtë protestë, e ka konfirmuar edhe vet kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Në Kosovë kanë dal në mbështetje shumica e partive politike, PDK, AAK dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama…. Ne kemi mbështetje të madhe nga qytetarët, sidomos nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Preshevë dhe Bujanoc…. E kemi të konfirmuar që kryeministri, Edi Rama do të merr në protestë, jemi duke prit sot ose nesër na lajmëron edhe për fjalim. Nuk besoj që do të refuzoj fjalimin të paktën krejt varet nga agjenda e tij”, është shprehur tutje Gucati.

E nga Tirana, thonë se gjithçka është gati për protestën e 17 tetorit.

“Me datën 17 tetor, ora 17:00 në sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Tiranë, do të mbahet protesta më e madhe në historinë tonë kombëtare. E Them kështu sepse mbështetja deri me tani është masive nga të gjitha trojet tona shqiptare”, ka thënë Haklaj.

Haklaj ka zbuluar edhe sloganet që do të përdorën në këtë protestë.

“Mesazhet që do të përdorën në protestë, janë: Edhe unë jam UCK! Një komb UCK! Jo padrejtësi në emrin Tim! Liria ka emër, UCK! 2:40 Dhjetëra mijëra vetë do të vijnë nga Kosova, Dardania antike, dhjetëra mijëra vetë do të vijnë nga Maqedonia e Veriut, po ashtu nga Mali i Zi, Presheva dhe diaspora. Pra, lajmet nga terreni tregojnë që do të jetë një protestë madhështore. Që më në fund, shqiptarët do të formojnë një besëlidhje të re”, ka theksur Haklaj.

Kjo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të jetë e treta, pas asaj në Prishtinë dhe Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Borussia triumfon ndaj Villarrealit

Borussia triumfon ndaj Villarrealit

Triumf i madh i Betisit kundër Lillet

Triumf i madh i Betisit kundër Lillet

Emisioni “Info Nata” 08.09.2026

Emisioni “Info Nata” 08.09.2026

Haaland ia siguron fitoren Cityt

Haaland ia siguron fitoren Cityt

Reali mposht Interin në Madrid

Reali mposht Interin në Madrid

Real Madrid e fiton kryendeshjen e “Championsit” ndaj Interit

Real Madrid e fiton kryendeshjen e “Championsit” ndaj Interit

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për sportistë dhe trajnerë

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për sportistë dhe trajnerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën