TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tifozët lejohen në “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tifozët lejohen në “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll

Të gjitha ndeshjet e turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, do të zhvillohen me praninë e tifozëve në tribuna. Kështu, ka bërë të ditur sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në konferencën e mbajtur të premten në Gjakovë. Turneu “Final 8” do të zhvillohet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë prej datës 13 deri më 17 shkurt, kur do të mbahen ndeshjet finale në të dyja konkurrencat.

“Sa i përket tifozëve unë dua ta jap një informatë që ka të bëjë me organizimin e tyre. Ekipet kundërshtare do t’i kenë tifozët e tyre të pranishëm në palestra të ndarë në dy tribuna anash. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale së bashku me Komunën e Gjakovës, KB Vëllaznimin, Policinë e Kosovës dhe të gjitha organet tjera që janë të përfshira në çështjet e sigurisë që sa i përket sigurisë për këto ditë të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të mos kemi asnjë incident të mundshëm”, tha Dushku.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe anëtari i Bordit të KB Vëllaznimit, Jeton Bakalli. Turneu i Kupës së Kosovës do të organizohet nga skuadra gjakovare në bashkëpunim me FBK-në. Bakalli ka thënë se pret që organizimi të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, ndërsa sa i përket çmimit të biletave, ka thënë se gjithçka do të bëhet publike javën tjetër.

“Është një ngjarje e cila na ka motivuar si kryesi e klubit edhe në bazë të përvojës që kemi pasur me organizimin e ndeshjeve ku në asnjë ndeshje nuk kemi pasur asnjë incident më të voglin dhe ajo ka qenë arsyeja që ne sot këtu ta marrim përsipër organizimin e Final 8”, theksoi Bakalli.

Kupa e Kosovës është njëri prej trofeve më të rëndësishëm në basketbollin kosovar kurse në turneun “Final 8” do të paraqiten Trepça, Sigal Prishtina, Peja, Ylli, Bashkimi, Vëllaznimi, Prizreni dhe Istogu. Në konkurrencën e meshkujve, garat do të nisin me ndeshjet çerekfinale për trofeun e Kupës, ndërsa tek femrat do të luhet vetëm finalja, ku do të përballen Bashkimi dhe Prishtina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova do të luajë kundër Austrisë, Izraelit e Rep. së Irlandës, në Ligën e Kombeve

Kosova do të luajë kundër Austrisë, Izraelit e Rep. së Irlandës, në Ligën e Kombeve

Shqipëria kundër Finlandës, Bjellorusisë e San Marinon në Ligën e Kombeve

Shqipëria kundër Finlandës, Bjellorusisë e San Marinon në Ligën e Kombeve

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Kosova do të luajë kundër Austrisë, Izraelit e Rep. së Irlandës, në Ligën e Kombeve

Kosova do të luajë kundër Austrisë, Izraelit e Rep. së Irlandës, në Ligën e Kombeve

Shqipëria kundër Finlandës, Bjellorusisë e San Marinon në Ligën e Kombeve

Shqipëria kundër Finlandës, Bjellorusisë e San Marinon në Ligën e Kombeve

Haradinaj i drejtohet Konjufcës: Asnjë fjalë për luftën kundër korrupsionit – e ke harruar apo ta kanë ndaluar?

Haradianj: S’kemi qëndrim për presidentin, nuk jam kandidat

Bislimi reagon pas mbetjes jashtë Qeverisë Kurti 3, falënderon Kurtin për mundësinë

Bislimi reagon pas mbetjes jashtë Qeverisë Kurti 3, falënderon Kurtin për mundësinë

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Durmishi ia dorëzon detyrën Pacollit në krye të Ministrisë së Mjedisit

Durmishi ia dorëzon detyrën Pacollit në krye të Ministrisë së Mjedisit

Haradinaj: Mërgata jonë është bërë shembull i punës dhe përkushtimit

Hardinaj njofton se nuk do të jetë më kandidat për kryetar të AAK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën