TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thirrjet e Speciales nga i dyshuar në dëshmitar sipas njohësve nuk janë në përputhje me ligjin

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

Specialja i vazhdon thirrjet në Kosovë, për cilësinë e të cilave shpeshherë nuk bëhet e ditur. Si të papranueshme, konsiderohen dëshmitë e atyre që më parë, kanë qenë edhe vet të dyshuar nga organet e Speciales.

Përmes një postimi në facebook, njoftoi opinionin se u ftua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Por ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, nuk tregoi se në çfarë cilësie është kontaktuar nga Specialja.

Këto thirrje të Dhomave të Specializuara, konsiderohen se janë në cilësinë e dëshmitarit.

“Ftesat të cilat vijnë nga Dhomat e Specializuara janë kryesisht për dëshmitarët të cilët ftohen që të dëshmojnë në proceset aktive pranë kësaj Gjykate. Natyrisht që i njëjti është ftuar që të jap dëshminë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, pasi që në rast se do të ishte i dyshuar ai do të kishte pranuar ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka thënë Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Shukri Buja ishte paraqitur edhe në vitin 2019 në Hagë, siç thoshte ai në cilësinë e të dyshuarit.

Thirrjet, njëherë si i dyshuar e më pas si dëshmitar, sipas avokatit Kadri Osaj nuk janë në përputhje me ligjin.

“Në qoftë se dikush është marrë edhe në cilësinë e të dyshuarit, edhe në cilësinë e dëshmitarit , atëherë kjo provë është e papranueshme. Pse është e papranueshme, ngase i dyshuari ka disa të drejta dhe obligime që nuk i ka dëshmitari. I dyshuari mundet me u mbrojtë edhe në heshtje, ndërsa dëshmitari e ka obligim me thanë të vërtetën, e në rast se e inkriminon vetveten mundet edhe ai me heshtë. Kështu që, këta janë marrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi nuk është definuar pozicioni i tyre”, vlerëson Osaj.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Specalja, se në çfarë cilësie është ftuar Buja, por deri në momentin e publikimit të kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, në fazë të dëgjimit të dëshmitarëve, aktualisht është vetëm rasti i katërshes së UÇK-së.

Tags: deshmitaretSpecjaljathirrjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Rama: Për “Sunny Hill”, para 5 vjetëve më shpallët hajn, sot krenoheni me të

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Rama: Për “Sunny Hill”, para 5 vjetëve më shpallët hajn, sot krenoheni me të

Rama: Për “Sunny Hill”, para 5 vjetëve më shpallët hajn, sot krenoheni me të

Curtis Jones kërkohet nga Interi, Liverpooli gati ta shesë

Curtis Jones kërkohet nga Interi, Liverpooli gati ta shesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën