TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Thirrjet anti-shqiptare në Maqedonin e Veriut – partitë në pushtet fajësohen për tolerim

Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut fajësojnë partitë në pushtet për nxitjen e diskursit nacionalist, pas incidentit të ndodhur në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje anti-shqiptare. Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje, ku shqiptarët u ofenduan me gjuhë ksenofobike.

by Shpat Blakcori
7 muaj ago
0 0
A A

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur, dhoma e gazit për shqiptarët”

Këto ishin vetëm disa nga thirrjet fyese të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli të zhvilluar në Kumanovë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë

Në atë ndeshje prezent ishte edhe Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk i kishte dëgjuar koret anti-shqiptare.

Krejt kjo situatë bëri bujë në ballkan, ku pati reagime të liderëve shqiptarë në drejtim të  kreut të qeverisë maqedone  për heshtjen karshi fyerjeve të shqiptarëve.

Por kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se nuk janë vetëm maqedonët që po arsyetojnë këtë  çështje.

Sipas tij, me qeverinë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, është shtuar diskursi nacionalist.

“Fatkeqësisht gjatë 5-6 muajve e fundit imponohen këto tema, kryesisht prej partive që janë në pushtet. Kjo retorikë ksenofobe  dhe anti-shqiptare u manifestua gjatë ndeshjes së basketbollit në të mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Fatkeqësisht këtu përfshihen edhe partitë shqiptare nga koalicioni VLEN. Njëri prej deputetëve shqiptar, Bekim Qoku, e arsyeton atë se çfarë ndodhi në Kumanovë duke mos i kuptuar thirrjet për Maqedoni të pastër”, ka thënë Taravari.

Edhe ish-deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela, ka shprehur kritika ndaj partisë që është në pushtet për qasje nacionaliste.

Ai thotë se nuk është hera parë që përdoret një gjuhë e tillë ndaj shqiptarëve.

“Situata të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, pra nuk është hera e parë. Situata është shqetësuese kur i kemi parasysh disa elemente. E para ka të bëjë me fushatën elektorale të një viti më parë që u bë. Ishte partia në pushtet dhe qeveria e re që njihet për hapat e saj të orientuar kundër shqiptarëve. Për më tepër ata erdhën në pushtet me fushatë kundër shqiptarëve me gënjeshtrën se shqiptarët po na marrin shtetin”, ka thënë Sela.

Mbi këtë incident ka reaguar presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e cila tha se turpi bie “mbi të gjithë ne”.

Thirrjet anti-shqiptare në stadium i ka dënuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe disa liderë të tjerë politik, mirëpo i heshtur deri më tani ka qëndruar, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën