TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Grupet kriminale serbe i kanë bërë thirrje Iranit për sulm edhe ndaj bazës amerikane “BondSteel” në Kosovë. Tëvë1 për këtë i është drejtuar me pyetje KFOR-it, të cilët thonë se aktualisht nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim.

by Lindrit Zejnullahu
4 javë ago
2 0
A A

Është baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

E vendndodhja e saj, është në Ferizaj të Kosovës.

Por, ky fakt, duket se po i pengon grupeve kriminale serbe.

Madje, në platformën “Telegram”, disa prej tyre i bën thirrje Iranit, ta sulmojë edhe kampi amerikan “BondSteel” në Kosovë.

Krejt kjo, pas ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Për këtë çështje, Tëvë1 të martën i është drejtuar misionit të NATO-s në Kosovë.

Nga KFOR, kanë thënë se aktualisht nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim.

“Forca dhe qëndrimi i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, sipas zhvillimit të rrethanave, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, nuk ka ndryshime domethënëse që po shqyrtohen”, thuhet në njoftimin e KFOR-it

KFOR ka shtuar se në radhët e veta aktualisht ka pothuajse 600 amerikanë.

Ndërsa ka shtuar se SHBA vazhdon të luaj rol themelor në mbështetjen e sigurisë në të gjithë Kosovën.

Por, sipas tyre, zgjidhja afatgjate për paqe është politike.

“Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë ​​për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë nga të gjitha palët mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve” thuhet tutje në njoftim.

Se nuk ka rrezik potencial e thotë edhe ish-komandanti i Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Megjithatë, gjeneral Kadri Kastrati thotë se vigjilenca duhet shtuar edhe nga vet shteti i Kosovës.

Ndryshe, pas zhvillimeve të fundit, Irani ka bombarduar bazat amerikane në Lindjen e Mesme.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën