Një therje me thikë ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka bërë të ditur për teve1.info se bazuar në të dhënat fillestare, janë lënduar dy persona, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, theksoi Ahmeti.