Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin për ‘Vrasje në tentativë’.
I njëjti dyshohet se ka therur me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.